Plumba në këmbë e shpatull 35-vjeçarit në Lezhë, gjendet “Benz-i” i djegur (Video)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë, në fshatin e quajtur “Ishull Lezhë”. Mësohet se është plagosur në këmbë e në shpatull, Arben Gjini. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, ndërsa  Gjini është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Gjini është banues në Mirditë, ndërsa ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshat.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se i plagosuri ndodhej në një kafe me autorët. Ata ishin ulur bashkë, ndërkohë që mësohet se ata kanë patur një zënkë e më pas ka ndodhur plagosja.  Një makinë tip "Benz" është gjetur e djegur. 

"Shqiptarja.com" dhe Report Tv kanë siguruar foto të makinës së djegur në vendin Kolsh-Lezhë. Makina është gjetur 5 kilometra larg vendit të ngjarjes. Policia ndërkohë njofton se kanë nisur hetimet për ngjarjen. Janë ngritur disa pika kontrolli për të kapur autorët. Identifikimi i tyre është i vështirë, pasi kur kanë qëlluar, ka qenë errësirë dhe autorët kanë qëlluar në distancë e më pas janë larguar pasi kanë menduar se e kanë ekzekutuar.

Makina "Benz" e djegur në Lezhë

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak 

Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Gjithashtu, në Kolsh - Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. 

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:09
Kush ishte Arben Gjini që u plagos në Lezhë, burimet: I dënuar në Itali për trafik droge

Dalin detaje të reja për plagosjen e mbrëmjes së sotme në Lezhë. Report Tv mëson se i plagosuri Arben Gjini, dyshohet se është i përfshirë në trafikimin e kanabisit në Itali.

Dyshohet se Gjini është i dënuar në Itali për trafik droge. 

Report Tv ka zbuluar se Gjini është dënuar në Itali dhe më pas është ekstraduar drejt vendit tonë. Pak kohë më parë ai është liruar nga burgu.

Gjithashtu mësohet se hetimet e policisë janë fokusuar në këtë pistë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë