Rikthehet në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika
Report Tv mëson se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika.
Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika
TIRANË- Report Tv ka mësuar se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Xhika kthehet në qeli pas kërkesës së prokurorisë për Krimet e Rënda, më 27 korrik. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi dhe u mësua nga Report Tv më 26 korrik. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika, dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.
Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $.
Njoftimi i policisë së Tiranës
Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në shtëpi", në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar). Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2259
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-kryeministri paskistanez dënohet me 14 vjet burg për korrupsion
18 Janar, 09:34
-
Basha: Rama dhe shpura e tij, e ka kthyer korrupsionin dhe lidhjen me krimin në kriter për qeverisjen e vendit
13 Janar, 15:27
-
Elbasan/ Korrupsion, përndjekje dhe pagesë karburanti me para false, nën akuzë laboranti i spitalit dhe 2 të tjerë
8 Janar, 15:26
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 09:19
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
se blen drejtesin likja edhe monia mo... publikoni komentet
PërgjigjuMooos do filloj te qaje Mona! Nuk i paskan blere dot keta te apelit kete rradhe. Vetingu duhet te shkarkohe urgjent gjykatesin e shkalles se pare qe e la ne arest shtepi kete vemje korupsioni. I leverdis te flae tani ky qe harxhonte nje kg gel per te lyer floket. Hajdenu tani filloni me Haxhinaston dhe zbertheni zinxhirin e korupsionit te bandes LSI.
Përgjigju