TIRANE- 'Qytetari dixhital' i ka kushtuar 500 mijë lekë ish-kryeministrit Sali Berisha i cili përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, shkruante një vit më parë se kryeministri Edi Rama ka penguar hapjen e negociatave duke përkrahuar trafikantët e drogës.Ky ka qenë vendimi i Gjykatës Civile Tiranë e cila ka vendosur të pranojë padinë e pjesshme të kreut të qeverisë i cili kishte kërkuar që Berisha të gjobitet me 1 milionë lekë.

Përveç gjobës, Gjykata e Civile Tiranë ka vendosur se Sali Berisha duhet të fshijë nga rrjetet sociale postimin e bërë në 14 tetor 2019 i cili është cilësuar si shpifje, nga vendimi i Gjykatës. Ky vendim i gjykatës pritet të publikohet zyrtarisht të hënën, ndërsa ish-kryeministri Berisha mund ta ankimojë në Gjykatën e Apelit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Postimi që bënte Berisha një vit më parë për të cilin u gjobit sot nga Gjykata e Tiranës

Fundi i Kakistokracise se Kallam Deshtaku po troket! (ne greqishten e lashte kakistos ad literam dmth më i keqi. A ka lidhje me fjalen shqipe nuk e di por ngjasin si dy gjysmat e nje pike uje te piste)

Te dashur miq, kohet e fundit jo vetem qeveri te vendeve kryesore te Bashkimit Europian por dhe vet Parlamenti Europian dhe me ne fund edhe Komisioni Europian jane deklaruar hapas kunder diskutimit per hapjen e negociatave me Shqiperine per shkak te krimit te organizuar ne nivelet me te larta te pushtetit, me fjale te tjere per shkak te familjeve mafioze Rama - Xhafa - Balla -Tahiri.Sqaroj ketu se vetem 6 muaj me pare Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian i rekomanduan Keshillit te Ministrave te Bashkimit Europian qe u mblodh me 28 qershor 2018, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por ky propozim u hodh poshte unanimisht ne Samitin e BE per shkak te lidhjeve te qeveritareve me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Kurse sot, ne me pak se 4 muaj pas vendimit te ministrave te jashtem te BE, kane ndryshuar qendrim edhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Europian.Kjo sepse kalbesira kundermoi ane e mbane si Kakisto dhe Kallam Deshtaku dhe suita e tij perfaqesojne per Europen me te keqen dhe sepse familjet mafioze Rama-Xhafa-Balla-Tahiri jane vene ne hetim nderkombetar jo nga nje por nje seri agjensish te disa vendeve partnere.

Shqiptaret nuk meritojne te qeverisen nga kakisto-të banda e tyre kriminale ndaj duhet ti permbysin njeminute e me pare. Ketu me poshte keni nje artikull qe tregon venien ne n hetim te Taulant Bego/Yaris/ Hoxha/Gjura/Jaupi etj etj. sb Gjermania lëshon 'bombën': Po verifikojmë Taulant Ballën Skandalet e Taulant Ballës nuk duket se kanë mbetur brenda kufirit shtetëror.
Ato kanë ngjallur interesin e pesë deputetëve tê Bundestagut gjerman, të cilët i përkasin CDU, partisë së kancelares Angela Merkel.

Burime diplomatike kanë bërë të ditur se, këta të fundit i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale, specifikisht Ministrisë së Punëve të Jashtme (Ausëartiges Amt), por edhe agjencive të tjera me kërkesë për informacion specifik nëse ka të dhëna mbi përfshirjen e Taulant Ballës me malavitën e Shqipërisë me degëzimet e saj në Europë. Shkak u bë prezantimi i Ballës gjithandej në krah të Edi Ramës edhe në takimin me kancelaren Merkel, gjatë vizitës zyrtare në Berlin në fund të prillit të këtij viti. Kjo sipas tyre, në dritën e skandaleve Bego e Rraja, ku Balla raportohet i përfshirë personalisht si dhe të fotove të tij me narkotrafikantë të dyshuar. Afati i përgjigjes është sipas rregullit gjerman 15 nëntori. Mbetet në gjykimin e deputetëve nëse informacionet e marra do t‘i bëjnë publike apo jo.

Vizita e Ramës në Berlin u shoqërua me incidente të ndryshme. Ne Komisionin për Çështje Europiane të Bundestagut u konfrontua me akuza se ai qëndronte pas sulmeve mediatike kundër personit e familjes së kryetarit të Komisionit Gunther Krichbaum.

Rama e humbi vetëkontrollin e u çua në këmbe duke bërtitur ‘lie, lie’ (gënjeshtër, gënjeshtër) çka çoi në mbylljen e parakohshme të mbledhjes. Incidenti kulmor ishte bojkoti nga deputetët e Bundestagut te darkës që Rama shtroi në China Club. Arsyet e rrjedhura ne shtyp ishin superluksi, çmimet si dhe sinjali diplomatik i padëshiruar. Por arsyet reale kane qenë të tjera. Gjatë kësaj vizite Merkel ka qenë e prerë për mbrojtjen parlamentare që Rama i kishte dhënë Saimir Tahirit.

Dënimi i parë në karrierën politike të ish- kryeministrit Sali Berisha nga një gjykatë shqiptare ka ardhur pas shpifjeve të bëra ndaj gazetarit Carlo Bollino. Më 11 prill të vitit 2018, Berisha u dënua me 1 milion lekë të vjetra dhe shpenzimet gjyqësore, pas disa shpifjeve të bëra në adresën e tij personale në "Facebook" kundër Bollinos. (KLIKO KËTU për akuzat e Berishës të cilësuara si shpifje kundër Bollinos

 

Postimi i Sali Berishes