Lakër me qumësht dhe vezë në tavë
Përbërësit:
- 1 lakër mesatare
- 4 vezë
- 200 ml qumësht
- 100 gr miell
- 2-3 lgj vaj ulliri ose gjalpë
- 1 lugë çaji pluhur pjekjeje
- Kripë dhe piper sipas shijes
Përgatitja:
Fillimisht presim lakrën në shirita të hollë. Ngrohim pak vaj dhe gjalpë në një tigan të madh dhe shtojmë lakrën. E skuqim për disa minuta derisa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të lehtë të artë, shtojmë kripë dhe piper sipas shijes. Ndërkohë përgatisim brumin duke rrahur në një enë të madhe vezët, më pas shtojmë qumështin. Vazhdojmë me trazimin duke shtuar më pas miellin dhe pluhurin për pjekje. Hedhim lakrën e skuqur në përzierjen e vezëve dhe miellit dhe e trazojmë mirë që lakra të mbulohet plotësisht nga masa e përgatitur. Lyejmë një tavë me pak vaj dhe hedhim brumin me lakrën, e hapim mirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për 30-35 minuta.