Deputetja e LDK-së Alma Lama nëpërmjet një letre i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës dhe Shqipërisë që të mos rikthejnë kontrollet e dyfishta në pikat kufitare mes dy vendeve, duke iu referuar kështu sipas saj kërkesës së Komisionit Europian.
Sipas saj nuk ka asnjë arsye për kthimin e kontrollit të dyanshëm të kufirit, pasi vetë BE ka kohë që promovon itegrimin e kufinjve ndërmjet vendeve të Ballkanit.
"Si u bë që sot Komisioni kërkon rikthimin e kontrollit të dyfishtë mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kujt po i pengon bashkëpunimi Kosovë –Shqipëri? Kujt po i pengon qarkullimi i më i lehtë i qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve tona? Si ka mundësi që një zyrtar I vetëm I një shteti tjetër, po ia dilka mbanë të vendosë kundër vullnetit të miliona qytetarëve të dy vendeve? I bëj thirrje të dy kryeministrave, z. Isa Mustafa dhe z. Edi Rama të shpërfillin këtë kërkesë të Komisionit Evropian pasi nuk ka asnjë bazë. BE-ja e cila ka zhdukur kufinjtë ndërmjet vendeve anëtare, nuk ka si të na kërkojë të ndërtojmë barriera ndërmjet nesh. Kjo është kundër parimeve të saj. Në fund të fundit Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavaruara, që duhet të vendosin vetë për raportet ndërmjet tyre,” shkruan deputetja Lama në letrën e saj drejtuar Isa Mustafës dhe Edi Ramës
Letra e plotë e deputetes Alma Lama
Para pak ditësh na u bë me dije se Komisioni Evropian ka kërkuar kthimin e kontrolleve të dyfishta në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë. E vendosur kjo kërkesë në kontekstin e nënshkrimit të marrëveshjes së MSA-së nga ana e Kosovës me BE-në, duket në pamje të parë sikur mori kuptim. Mora vesh se e gjithë kjo ka ardhur pasi një zyrtar finlandez, nuk dihet se për çfarë qëllimi, ia paska dalë t’ia mbushë mendjen zyrtarëve të Komisionit, se kontrollet e dyanshme janë të domosdoshme, duke e lidhur këtë me krimin e organizuar, e mbase edhe me vrullin e refugjatëve nga lindja e mesme.
Mirëpo e vërteta është se nuk ka asnjë arsye të qëndrueshme për kthimin e kontrollit të dyanshëm të kufirit. Madje edhe EULEX-i, sipas informatave konfidenciale që kam unë, është kundër kësaj kërkese, pasi si mision i sundimit të ligjit në Kosovë nuk është se ka konstatuar ndonjë rritje të kriminalitetit kufitar kohët e fundit, që do të justifikonte ndonjë kërkesë të tillë. Nga ana tjetër Shqipëria është nënshkruese e MSA-së, e madje edhe përfituese e liberalizimit të vizave, gjë që do të thotë se siguria kufitare e ka kaluar testin e BE-së.
BE- gjithashtu ka kohë që promovon menagjimin e integruar të kufinjve ndërmjet vendeve të Ballkanit, si një nga mënyrat e rritjes së besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet këtyre vendeve. Nje filozofi të tillë e ka mbështetur fuqishëm edhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, madje të gjithëve na e ka mbushur mendjen se ky është kriter bazë për rrugën e integrimeve evropiane. Atëherë si u bë që sot Komisioni kërkon rikthimin e kontrollit të dyfishtë mes Kosovës dhe Shqipërisë? Kujt po i pengon bashkëpunimi Kosovë –Shqipëri? Kujt po i pengon qarkullimi i më i lehtë i qytetarëve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve tona? Si ka mundësi që një zyrtar I vetëm I një shteti tjetër, po ia dilka mbanë të vendosë kundër vullnetit të miliona qytetarëve të dy vendeve?
I bëj thirrje të dy kryeministrave, z. Isa Mustafa dhe z. Edi Rama të shpërfillin këtë kërkesë të Komisionit Evropian pasi nuk ka asnjë bazë. BE-ja e cila ka zhdukur kufinjtë ndërmjet vendeve anëtare, nuk ka si të na kërkojë të ndërtojmë barriera ndërmjet nesh. Kjo është kundër parimeve të saj. Në fund të fundit Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavaruara, që duhet të vendosin vetë për raportet ndërmjet tyre.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com