Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka ironizuar deputetët e opozitës duke thënë se mund të bëjnë kallëzime sa të duan, por do të mbajnë përgjegjësi për shpifjet.
“Është Ministria e Drejtësisë që komunikon me Komisionin Europian. Ka shumë të drejtë deputeti Manja kur thotë që e gjitha është për ta marrë flamurin, kishit mundësi shumë vite ta merrnit flamurin, nuk e morët. Gazetarët dënoheshin atëherë me ligj. Keni merakun, meqë u hap kjo e dekriminalizimit të shpifjes, meqë bëhet për gazetarët, përfitojmë edhe ne se dy gjëra na kanë ngelur, ose shpifja ose gjysmë kallëzimet, kërkesat për informacione që i paraqisni si kallëzime. Për këtë të dytën, pushka top, për shpifjet jo, do të mbani përgjegjësi.", theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Ndryshimet e Kodit Penal në Kuvend, Lamallari: Dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët, ‘OK’ edhe nga BE! PD: Tërhiqeni, po veproni në fshehtësi












