Lamtumirë Aleksandër Lalo,artistët
rrëfejnë projektet e lëna në mes

Lamtumirë Aleksandër Lalo,artistët<br />rrëfejnë projektet e lëna në mes<br>
Është përcjellë këtë të hënë me nderime për në banesën e fundit kompozitori i madh Aleksandër Lalo. Një arrest i papritur kardiak i mori jetën artistit në moshën 68-vjeçare.   

Akoma nuk e perceptoj dot që kemi humbur një nga shpirtrat më të mëdhenj të botës artistike shqiptare. Ai ka lënë mbi tavolinë, mbi piano, partiturën për filmin tim të fundit, një film i xhiruar në Përmet dhe jetonte çdo ditë me dëshirën për ta realizuar”, tregon Petrit Ruka.

Homazhet në nder të Aleksandër Lalos janë mbajtur në Radio-televizionin  shqiptar, ku dha kontributin më të madh me kompozimet, por edhe me koncertet e orkestrës së këtij institucioni.

 “Fillimisht është një nga autorët që u langua në vitet ’70 në vitet e ëndrrës liberale të Shqipërisë. Më pas në Kukës ku vajti për të punuar përfitoi një gjë tjetër të rëndësishme, përfitoi folklorin e pasur të asja zone. Për ta definuar këtë periudhë mjafton të përmendim këngën “Bilbili në arë””, tha Ciko.

Aleksandër Lalo njihej si një zë kritik e polemist i rrallë për problemet  e Artit e Kulturës. Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro i kujtuam debatin e kompozitorit 7 muaj më parë për të Drejtat e Autorit.

 “Personalisht kam edhe merakun që nuk arriti dot të mbledhë pikërisht efektet e një kërkese që ai kishte lidhur me të “drejtat e autorit””, u shpreh Kumbaro.

Ligji po bëhet. Por Lalo s’mund ta dëgjoj....

Polemikat e kompozitorit pas largimit të tij të papritur nga jeta marrin një vlerësim të veçantë në ditën e lamtumirës.

 “Ai gjithmonë ka qenë një njeri i drejtpërdrejtë dhe shumë kritik për ato gjëra që ai i shikonte se nuk janë ashtu siç duhet. Po ndahemi sot me të për ta kujtuar nëpërmjet veprave të tij që do të rrojnë gjatë”, tha Ruçi.

Aleksandër Lalo do të mbahet mend për krijimet e tij në zhanrin e muzikës së lehtë, por më së shumti për muzikën e mbi 25 filmave shqiptarë.

Për kontributin e tij, kompozitori është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës. Aleksandër Lalo është përcjellë me kurora lulesh nga Kryeministri Edi Rama, nga Presidenti Ilir Meta e nga shumë personalitete të tjera të vendit.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë