Microsoft e ka seriozisht me përcaktimin e ekosistemeve të reja dixhitale. Për Redmond, evolucioni me Windows 8 është strukturor, dhe jo vetëm çështje e një brezi të sistemit operativ. Ndryshon koncepti i Windows, lëmë PC për të shkuar në botën e celularit, dhe arkitektura e software-ve do të rinovohet plotësisht, por megjithatë mbetet në një projekt.
Kështu, edhe shërbimi i postës elektronike Ms, Hotmail, do të transformohet në një mishërim më të komplikuar, dhe estetikisht me një imazh të ri të Windows, të tilla si Metro, të përbëra nga dritare të “lidhura” dhe interaktive.
Përdoruesit e Hotmail nuk duhet të shqetësohen: me veshjen e re, kutia postare e vjetër do të mbetet aktive dhe mund të përdoret si normalisht po me të njëjtat të dhëna.
Hotmail bëhet Outlook - Tani për tani adresa Outlook.com është teknikisht një version “preview”, ende version jo përfundimtar i këtij shërbimi të ri. Përpjekja e Microsoft është evidente, të sjellë një dimension komplet tjetër të webmail, duke e integruar atë në një kontekst të shërbimeve të reja, që lidhen me Windows dhe Office.
Ajo që do të perceptohet, është një mjedis grafik i rinovuar, por në realitet në Outlook.com ka shumë më shumë se kaq.
Së pari, një agjendë sociale e cila importon kontaktet nga vetë Outlook.com, por edhe Gmail, Facebook, LinkedIn. Dhe së shpejti, do të mundësohet edhe integrimi në Skype.
Outlook tregon të jetë një qendër e vërtetë e komunikimit dhe "të dhënave personale". Webmail tani përfshin rrjedha të shumta të informacionit që vijnë nga përvoja e web-it aktual.
Web i ri - Hotmail u shfaq për herë të parë në vitin 1996 dhe ishte padyshim një nga pionierët e-mail-it falas në internet. Por pa dyshim, i mbushi ditët e tij.
Veçanërisht në dritën e investimeve të Google në Gmail, tani një qendër sociale me pushtet të konsiderueshëm.
Outlook.com është një përvojë bashkëkohore e ueb, që shkon drejt pastërtisë dhe efikasitetit që karakterizon linjën e re të Microsoft.
(gm/Shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com