Familjarë, akademikë dhe artistë i dhanë këtë të diele lamtumirën e fundit aktorit të madh Birçe Hasko.
Në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga ora 10:00 deri në 12:00, u zhvilluan homazhet në nder të “Mjeshtrit të Madh”, ku dhjetëra qytetarë, kolegë dhe miq u përkulën me mirënjohje para figurës, së një prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare.
Birçe Hasko do të prehet në vendlindjen e tij në Dukat të Vlorës.
I përlotur Petrit Malaj teksa kujton fillimet e njohjes me Haskon thotë se ndihet ende borxhli ndaj tij.
“Kam ndier trishtim shumë të madh, më ka ikur një njeri që më donte dhe e doja shumë. Nuk e di sa ia kam kthyer sepse më ka dashur fort. Jam përpjekur që çdo 7 Mars t’i çoj një tufë me lule, ai e meritonte”, tha Malaj.
Regjisori Kiço Londo, ish-student i Birçe Haskos në Akademinë e Arteve, e kujton atë jo vetëm si pedagog, por si një model njerëzor.
“Kam pasur fatin që ta kem pedagog në Akademinë e Arteve. Është një ikje e trishtueshme. Ishte një njeri që më shumë sesa mjeshtërinë e aktorit teknikisht, na mësoi njerëzoren. Nuk predikonte, udhëhiqte me shembullin e tij”, tha Kiço Londo.
Të pazëvendësueshëm e konsideron Haskon edhe aktori Timo Flloko.
“Ai ishte një personalitet me një integritet qytetar e njerëzor të pashembullt në dimensionin artistik ai ka vendin e vet në kinematografinë shqiptare ku krijoi një sërë karakteresh interesantë. Vlerat e tij janë edhe në drejtim të edukimit që i dha brezit të ri”, tha Timo Flloko.
Me largimin e Birçe Haskos në moshën 84-vjeçare, i cili ndërroi jetë të shtunën e 23 majit, skena shqiptare humb një artist të rrallë, ndërsa publiku një figurë të dashur, që me dhjetëra rolet dhe interpretimin e tij do të mbetet në memorien e artit shqiptar.
I përlotur dhe i emocionuar, Petrit Malaj përkujtoi Birçe Haskon si mentor, pedagog dhe njeri shumë të dashur për të. Ai shprehet se dimensioni njerëzor aq i spikatur në rolet e tij vinte për shkak se Hasko e njihte mirë jetën dhe ishte një këshillë që ua jepte gjithnjë. Ndërsa shprehu trishtimin, Malaj tha se është përpjekur t’ia kthejë sadopak dashurinë profesorit të dashur.
“Ka humbur aktorin e karaktereve, aktorin e mrekullueshëm që njerëzit e donin shumë sepse profesor Birçe Hasko ishte një nga aktorët që e njihte jetën më shumë se të gjithë. Profesioni ynë do që ta njohësh jetën. Gjithmonë na e thoshte këtë qëkur ishim studentë, duhet të qëmtoni, të mbikëqyrni mirë, duhet ta njihni mirë. Profesori e njihte mirë. Po ta vini re, në personazhet që ai ka interpretuar, gjithmonë themi shih sa realist, shih sa organik është! Ishte i atillë sepse e njihte jetën. Lexonte dhe e jetonte jetën. Kishte punuar mësues në fshat, merrej me çdo gjë dhe e zbërthente mirë. Kam ndier trishtim shumë të madh, më ka ikur një njeri që më donte dhe e doja shumë. Nuk e di sa ia kam kthyer sepse më ka dashur fort. Jam përpjekur që çdo 7 Mars t’i çoj një tufë me lule, ai e meritonte”, tha Malaj.
Pas pjesëmarrjes në homazhet për Birçe Haskon, regjisori Kiço Londo u shpreh se arti shqiptar ka humbur një emblemë. Ai tha se përtej aktorit, Hasko ishte një shembull njerëzie e mirësie.
“Kam pasur fatin që ta kem pedagog në Akademinë e Arteve. Është një ikje e trishtueshme. Kemi humbur një emblemë të artit shqiptar, një aktor teatri, kinemaje, një pedagog sipëror i lëndës së mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve. Ishte një njeri që më shumë sesa mjeshtërinë e aktorit teknikisht, na mësoi njerëzoren. Nuk predikonte, udhëhiqte me shembullin e tij. Ka bërë kaq shumë mirë, ka shpërndarë kaq shumë njerëzillëk sa jam i bindur që do të prehet në paqe dhe yjet e tjerë, sapo ta shohin, do ta përqafojnë fort”, tha Londo.
Timo Flloko ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen për Birçe Haskon, të cilin e quajti “personalitet me integritet qytetar e njerëzor.” Për aktorin, Hasko mbetet një karakter që rrallë do ta zëvendësojnë, ndërsa ai do ta kujtojë si mik të paharruar.
“Humbje! Birçe Haskon e kisha mik, koleg. Ai ishte një personalitet me një integritet qytetar e njerëzor të pashembullt në dimensionin artistik ai ka vendin e vet në kinematografinë shqiptare ku krijoi një sërë karakteresh interesantë. Në vendin e tij, në karakterin që kishte rrallë do ta zëvendësojnë. Vlerat e tij janë edhe në drejtim të edukimit që i dha brezit të ri. Unë do ta kujtoj përherë si një mik të paharruar”, tha Flloko.
Komente












Respekt,për aktorin keqardhjen per njerëzit e mēdhenj të artit që nuk thanë qoftë edhe një fjalë të vetme për popullin ,por i shërbyen pa asnjë skrupull regjimit dhe më mbrapa këtyre bijve të tij gjatë këtyre 35 vjetëve duke u bërë njerëz të vegjël.
PërgjigjuGjith jeten ka luajtur role te nje komunisti serioz dhe te inatosur, si ky dhe shum artista te tjere sherbetore te perjetshem te realizmit socialist.
PërgjigjuKokrra e komunistit si ne realitet ashtu edhe neper filma or teeeejjjjj