Lamtumirë Paolo Paoloni! Ndërron jetë ‘drejtori i përgjithshëm’ i “Fantozzi"

Lamtumirë Paolo Paoloni! Ndërron jetë ‘drejtori i përgjithshëm’ i “Fantozzi

Aktori i ndjerë Paolo Paoloni

Paolo Paoloni ka ndërruar jetë paraditen e sotme në moshën 89-vjeçare. “Corriere.it” shkruan se Paoloni është i njohur për rolet e tij në filmat komedianë dhe madje edhe në ata horror. I lindur në Zvicër më 24 korrik 1929, aktori i ndjerë u zbulua nga Luciano Salce i cili e bëri të shkëlqente në ekranin e madh që nga viti 1968, viti i debutimit të tij në "La pecora nera”.

Më pas u bë pjesë e "Il prof. dott. Guido Tersilli primario della clinica Villa Celeste convenzionata con le mutue", "Fantozzi", "Il secondo tragico Fantozzi", "Dove vai in vacanza?", "Rag. Arturo De Fanti, bancario precario".

Në filmat “Fantozzi”, Paoloni kishte rolin e ‘drejtorit të përgjithshëm’. Shfaqja e fundit që ai dha ishte "Benedetta follia" nga Carlo Verdone.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930

Netanyahu: Anti-semitizmi në kampuset amerikane si në universitetet gjermane në vitet 1930