Prodhonte dhe falsifikonte produkte ushqimore dhe pije në mënyrë të paligjshme arrestohet në flagrancë shtetasi 28 vjeçar Lutfi Karamuça.

Operacioni është kryer në fshatin Lanabregas në komunën Dajt teksa është sekuestruar punishtja e jashtligjshme dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e pijeve të falsifikuar të cilat tregtohesh me etiketën “ATEL 01”
Këto janë pamjet e punishtes së sekuestruar ku ka një sasi të konsiderueshme të pijeve të prodhuara gati për tu hedhur në treg dhe lënde e para e cila përdorej për përgatitjen e produkteve.

Pas arrestimit në flagrancë në ambjentet e punishtes Karamuça është dërguar në ambjentet e izolimit në drejtorinë e policisë së qarkut tiranë ku do të merret në pyetje për rrjetin e bashkëpunëtorëve në këtë aktivitet të jashtligjshëm.
Aktualisht ndaj tij janë ngritur tre akuza, ajo e “Prodhimit dhe shitjes së ushqimeve e lendëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Në operacion janë angazhuar strukturat e krimit ekonomik të policisë së tiranës, sektori i hetimit tatimorë nga drejtoria e tatimeve si dhe frocat e komisariatit numër katër të cilët prej ditësh kanë mbajtur nën vëzhgim të riun.


Policia e Tiranës bënë me dije se është duke punuar dhe për tërheqien nga tregu në minimarkete të produkteve të shitura nga Lutfi Karamuça pasi ato konsiderohen të rrezikshme si dhe i bënë apel qytetarëve të mos blejnë këto pije.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)