Tjetër aksident në vend/ ‘Land Roveri’ del nga rruga në aksin Fier-Levan, plagosen dy pasagjerët

Tjetër aksident në vend/ ‘Land Roveri’ del nga rruga në aksin Fier-Levan, plagosen dy pasagjerët

Foto ilustruese

Një tjetër aksident me 2 të plagosur ka ndodhur sot në aksin Fier-Levan, pas atij të ndodhur në aksin Burrel-Ulëz.

Sipas policisë, rreth orës 07:55, në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës" ka dalë nga rruga mjeti tip "Land Rover", me drejtues G. A dhe për pasojë kanë pësuar dëmtime të lehta pasagjerët në mjet.

Të plagosur kanë mbetur një 27 vjeçar dhe një 29 vjeçar, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024