Një nga të plagosurit në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është Landi Muharremi. Por emri i tij nuk korrespondonte me ata që policia solli zyrtarisht për të plagosurit. Shqiptarja.com mëson se Landi Muharremi ka ndërruar emër, dhe se ai tashmë njihet si Aleksandër Laho. Muharremi është nga Sukthi i Durrësit, një person me precedentë të shumtë kriminalë, i njohur si i "forti i Shijakut". Më herët mësohet se ai ka përdorur edhe emrin Pëllumb Muharremi. Ai mbeti i plagosur në këtë atentat dhe ndodhet në spitalin Rajonal të Durrësit. Ai njohet ndryshe me nofkën "Rumi".
Lajmi kryesor:
Plagosen në atentat prokurori i Durrësit dhe 'i forti i Sukthit'! Gjendet makina e padjegur e autorëve dhe 2 kallashnikovë
