Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatil Lapaj ishte në protestën e oeganizuar në Prishtinë, për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen të burgosur në Hagë.
Për Report Tv, Lapaj u shpreh se ish-krerët e UÇK-së duhet të lirohen nga akuzat, pasi lufta çlirimtare e popullit të Kosovës nuk mund të njollosej.
Sipas tij, nëse ata dënohen, do ishte atentat për çdo popull që lufton me shtypësit.
“Është një madhështi e kësaj pjese të kombit tonë. Edhe ne jemi bashkuar. Më bëhet zemra mal që shikoj që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë po ndërtojnë një shtet model dhe po ecin drejt këtyre niveleve. E jashtëzakonshme. Është një proces i cili duhet të finalizohet me patjetër me çlirimin nga çdo akuzë të çlirimtarëve, sepse nuk mundet të njolloset lufta çlirimtare e popullit të Kosovës. Është luftë kundër okupatorit, për të mbrojtur nënat, motrat, dientiteti. Është bërë nga këta heronj dhe duhet të kthehen fitimtarë dhe jam i bindur që do të kthehen të tillë. Do ishte atentat shumë i madh për çdo popull në botë që la luftuar apo lufton me shtypësit, padrejtësi e madhe për mijëra dëshmorët e këtij populli, ndaj dhjetëra fëmijëve të vuajtur dhe grave të përdhënuara nga okupatori.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Festë dhe protestë, Kosova 18 vite shtet i pavarur! Mijëra shqiptarë kërkojnë drejtësi për liderët e UÇK-së: Jo politikë! U bashkohet edhe Osmani










