Lapardhaja: Deri dje akuzonin PD-në se e ka marrë peng Rama, sot zëdhënësi i ‘non gratës’ ulet në bisedime me PS-në

Mazhoranca dhe opozita janë ulur në bisedime për të kthyer në normalitet jetën parlamentare në vend.

Analisti Namir Lapardhaja, në një intervistë për Report Tv, thotë se mazhoranca ka thirru për bisedime zëdhënësin e ‘non gratës’. Sipas Lapardhasë kjo është një komardare shpëtimi për Edi Ramën, në një kohë që ministra të tij paraqiten në SPAK. Analisti thotë se Rama në të gjitha variantet del i fituar.

Kjo është paradoksale sipas Lapardhasë, pasi deri dje Rithemelimi akuzonte PD-në se është e marrë peng nga Rama dhe sot ulet në bisedime me të.

‘Kanë pranuar në bisedime zëvendësin e ‘non gratës’. Një zëvendës i non gratës të bëhet bashkëkryetar për reformës elektorale.  Ne po shohim në vazhdimësi që të gjithë ministrat të paraqiten në dyert SPAK. Në këtë kuptim e vetmja kamerdare shpëtimi është të thërrasë në ndihmë Sali Berishën dhe non gratën dhe në këtë mënyrë në të gjitha variantet Edi Rama del i fituar.

Kjo që po trumbetohet për bashkimin e PD-së nuk është e vërtetë, janë deputetë që janë aty si pasojë e vendosjes në listë nga Lulzim Basha, por nuk përfaqësojnë asnjë lloj realiteti elektoral. Këta deputetë nuk përfaqësojnë asgjë përveçse pazarin e Sali Berishës. Jo vetëm që nuk e ka arritur një gjë e tillë, por ai po shkon dhe po ulet në pazar me Edi Ramën, ndërkohë që deri dje ka akuzuar se bën pazare me pushtetin.

Flitet që Bardhi është takuar me Çuçin, por nuk dihet asgjë konkrete nëse do të pranojnë këtë gjë i bie poshtë retorika e tyre e deri djeshme.  Pavarësisht rrëmujës dhe tymit ka kaluar çdo gjë lehtë. Bën sikur jep diçka që atyre u takon në ligj. Edi Rama i përdor këta.

Kërkohet një lloj reflektimi i përgjithshëm në radhët e opozitës në Shqipëri. Kanë akuzuar PD zyrtare si peng nga Edi Rama, këta që po negociojnë sot me Nikollën e Çuçin a janë këta të marrë peng nga Edi Rama, që po bëjnë një lojë tjetër? Kjo shton agoninë në radhët e opozitës dhe i jep oksigjen non gratës. Nga njëra anë i jepet oksigjen Berishës dhe nga ana tjetër Rama që është i qetë me problemet e ministrave të tij me SPAK-ut. Edi Rama është i patrazuar dhe e ka të gjatë qëndrimin në politikë.'- tha Lapardhaja.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur gjatë kësaj jave për takim krerët e grupeve parlamentare. Nikolla ka thirrur në takim Mesila Dodën, Bledi Çuçin, Gazment Bardhin dhe Dashamir Shehin, i cili ka zëvendësuar Fatmir Mediun.

Burime bëjnë me dije nga se ana e Bardhit dhe Çuçit retorika ka qenë pozitive për negociata dhe për të bashkëpunuar për qetësimin e situatës në Kuvend. Pas takimit me të gjithë krerët e grupeve parlamentare, pa pasur një takim kokë më kokë mes Bardhit dhe Çuçit.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin