Lara Colturi ka rezultuar e pafat në garën e kampionatit botëror të skive që po zhvillohet në Francë.
19-vjeçarja nuk ka mundur të përfundojë lëshimin e parë për shkak të një gabimi teknik, duke dalë jashtë gare, pasi nëse nuk renditesh mes 30 të parëve në lëshimin e parë atëhëherë s'mund të garosh as në të dytin.
Colturi garoi sot në disiplinën slalom, ndërsa kjo ishte pista e 11 sezonale. Ky rezultat vjen pas garave në Kanada ku Lara sërish nuk ishte te pritshmëritë e saj pavarësisht se sezonin e ka nisur shumë pozitivisht me 3 podiume.
Gara e arshme e Lara Colturit do të jetë të premten në Zvicër.
Komente










