Gjatë bisedës me të ftuarit në podcast-in “Flasim”, ku njëri prej tyre tha se u qëndron larg rrjeteve sociale, kryeministri Rama nuk e fshehu ‘zilinë.’ Shefi i qeverisë shprehu edhe një prej ëndrrave të tij në momentin kur do të largohet nga detyra.
“Të kam shumë zili. Një nga gjërat që unë ëndërroj për ditën kur do të largohem nga kjo detyrë që më detyron të jem në të gjitha pasqyrat, është stop rrjeteve sociale”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama bën krahasimin për Malësinë e Madhe dhe Përmetin: 10 vite më parë dukeshin si vende pa shpresë, sot destinacione të Shqipërisë së re







