Largimet nga LSI/ Meta i pashqetësuar: I paska punët mirë, është pastruar! Partitë politike të promovojnë figura të reja, të pa konsumuara (VIDEO)

VLORË- Presidenti Ilir Meta është shfaqur i pashqetësuar për largimet e figurave nga LSI, madje shprehet se "është pastruar". Kreu i shtetit zgjedh të mos i quajë më as bashkëpunëtorë ato që janë larguar nga forca politike që ai vetë themeloi, mes tyre edhe Nasip Naço! Nga takimi me gazetarwt në Selenicë, ai thotë se largimet nga LSI nuk janë çështje e tij, e megjithatë nuk i kursen edhe thumbat apo ironitë për 'tradhtarët'. 

"LSI i paska punë shumë mirë për aq kohë sa paska shumë shqetësime rreth LSI-së, por kjo nuk është cështja ime. Unë jam këtu për të qenë transparent para banorëve të Orikumit e Vlorës, por edhe të gjithë shqiptarëve për projekte të tilla. Jam i sigurt që zgjidhja më e mirë do të jetë vetëm 25 prilli. Më vjen shumë keq të merrem me çështje që nuk më takojnë aspak mua. Kam një sugjerim për të gjitha partitë, që të promovojnë figura të reja, të pakonsumuara, figura që do u japin shpresë të rinjve në Vlorë e gjithë Shqipërinë për të jetuar si qytetar Europian. (...) Ja ku janë bashkëpunëtorët e mi, z.Milo dhe z. Dervishi. Ju thashë që të gjithë forcat politike të promovojnë figura të reja, me integritet, që luftojnë për interesin publik, që nuk i fshihen kamerave, TV, debateve, dhe figurave të pastra, pa probleme me dekriminalizimit. Ka pas LSI këtu në Vlorë një me dekriminalizimi dhe ka bërë shumë që s’e ka mbrojtur, dhe shumë mirë që është pastruar”, tha Presidenti Meta.

Ndalur në një çështje tjetër, që shkon përej politikës, Meta tha se për vaksinën anti-COVID në Shqipëri duhet të ketë një transparencë totale.

"Unë jam për transparencë totale dhe dhe kur pi një cola duhet ta kesh kohën kur është proshuar, kur skadon, ku është prodhuar. Transparenca nihmon në forcimin e besimit dhe me pandeminë është një çështje besimi dhe institucionet duhet të bëjmë gjithçksa pqr të rritur këtë besim përmes transparencës maksimale.

 

Në fund, nuk e la pa një përgjigje kryeministrin Edi Rama që tha se "Meta sa herë që ka përmbytje kërkon të gjejë në kamardare".

"Jam me fat që nuk isha në Vlorë që ndodhi përmbytja se as një komordare e madhe s'do më bënte derman dhe faleminderit Zotit që ju keni shpëtuar. Sigurisht që do vinte në Vlorë pasi të dalë dielli", tha Meta.

Kujtojmë që gjatë javëve të fundit, nga LSI u larguan edhe figura qendrore e saj në Qarkun e Beratit, ish ministri i drejtësisë Nasip Naço si dhe Ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, ish deputeti i LSI-së për Beratin Gledion Rehovica, të cilët kanë vendosur t’i bashkohen PS-së. Këto rrjedhje ndodhin vetëm pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit duke dëmtuar rëndë LSI-në dhe kalkulimet e saj elektorale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:57
Meta takim me banorët e Selenicës: Të ndërtohet menjëherë rruga Vlorë-Orikum! Heqja e fondeve u bë në mënyrë jotransparente (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të hënë një takim me disa qytetarë në Selenicë. Ai deklaroi se duhet të ndërtohet rruga e kësa zone në mënyrë që banorët të mos penalizohen nga braktisja dhe korrupsioni.

Gjatë një deklarate për mediat Meta shkruan se gjatë bisedës me banorë të Selenicës është njohur me kërkesën e tyre për ndërtimin e kësaj rruge. Ai thotë se i ka informuar për përpjekjet e tij për të mos lejuar tallje me Selenicën.

Sipas tij, debati mes tij dhe kryeministrit sikur presidenti bllokonte aksin Vlorë-Orikum ka vënë re se pretendimi i banorëve të Selenicës është i drejtë pasi u bë në kundërshtim me premtimin dhe marrëveshjen. Kjo pasi sipas Metës, ka një heqje të fondeve në mënyrë jotransparente dhe të paligjshme.

"Isha sot në Selenicë për të takuar banorët dhe përfaqësuesit e tyre për të dëgjuar shqetësimin e tyre për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës. Ka një debat të pakuptimtë të kryeministrit sikur presidenti bllokonte aksin Vlorë-Orikum duke u përqëndruar tek thelbi i këtij debati kemi vënë re se. Së pari pretendimi i banorëve të Selenicës është mëse i drejtë pasi bë kundërshtim me premtimin dhe marrëveshjen pasi kemi një heqje të fondeve në mënyrë jotransparente dhe të paligjshme. Nuk qëndron pretendimi që donatori të heqi fondin pasi nuk egziston, ato janë hequr me vëtëdijen e qeverisë sonë. Sëdyti ka patur një denoncim nga deputeti Vullnet Sinaj se presidenti pengon lotin e katërt të Selenicës.Presidenti nuk ka bërë asnjë pengim të fondit.Revolta e banorëve të selenicës është mjaft legjitime.Un dja të shpreh mbështetjen time për përfundimin sa më parë të këtij projekti" - tha Meta.

Edhe më herët Presidenti Meta ka pasur një debat me kryeministrin Rama si dhe me Ministren e Ekonomisë, Anila Denaj. Kësaj të fundit i dërgoi një letër ku shprehet se marrëveshja me Fondin Saudit është bërë në shkelje me ligjin, pavarësisht sqarimit të Denajt. Ministrja ka shpjeguar se ky rast nuk ka pasur nevojë për negociata të reja mes dy shteteve pasi ka qenë një rialokim fondesh nga projekti i Lumit të Vlorës në një projekt tjetër Vlorë- Oriku” dhe jo një marrëveshje e re.

Ora 12:56
Meta nga Vlora me studentët: Të dëgjojmë zërin e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në atdheun tonë

Presidenti Ilir Meta, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim bashkëbisedimi në Vlorë, me studentët të cilët studiojnë brenda dhe jashtë vendit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shkruar se duhet të dëgjojmë zërin e të rinjve dhe të bëjmë çdo përpjekje për t'ju krijuar të gjitha shanset dhe mundësitë për të ndërtuar të ardhmen e tyre të sigurt në Atdheun tonë

.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardian: 18/01/2021 18:39

    Lili like dridhe...... bisht qeni mbetesh like

    Përgjigju
  • Taipi: 18/01/2021 18:15

    Filloi dhe likja fushaten... karikja e pare per monen dhe nje per veten... kesaj radhe lufte per burgun qe po afron... like like je ku je

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës