Largimi i Devi Mukës? Tirana sqaron pozicionin e legjendës së klubit

Largimi i Devi Mukës? Tirana sqaron pozicionin e legjendës së klubit

Devi Muka

Devi Muka vijon të jetë pjesë e Akademisë së Tiranës. Klubi bardheblu ka bërë me dije se ish-futbollisti tanimë 46-vjeçar mban pozicionin e drejtorit të Akademisë, duke shuar zërat që qarkulluan dje në media.

"KF Tirana dëshiron të bëjë me dije se Devi Muka vijon të mbajë pozicionin e tij në drejtim të Akademisë së Futbollit Tirana. Muka vazhdon të kontribuojë në zbulimin, rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja dhe ne jemi krenarë të kemi në organikën drejtuese një nga legjendat e historisë bardheblu", njofton Tirana në një reagim.

Me një karrierë për t'u pasur zili, Muka ka luajtur për më shumë se 13 sezone me Tiranën, duke fituar disa trofe. Si një ndër mesfushorët më të mirë që ka pasur Tirana, vlonjati prej vitesh është pjesë e organikës së klubit, teksa ka zbuluar talente si Doka, Muçi, Çelhaka apo edhe Ismajlgeci.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë