Largohet me të bijën në drejtim të paditur, familja e ish-burrit në ’Pa Gjurmë’ : Mohoi atësinë e fëmijës, nuk e dimë nëse është gjaku ynë (VIDEO)

36-vjeçari Haxhi Lami u martua me Jonida Doden në 2017. Konfliktet e vazhdueshme mes dy krushqive sollën debate të vazhdueshme mes çiftit nga Tirana. Nusja u largua për herë të parë nga shtëpia një ditë pasi në jetë erdhi vajza. Ish-bashkëshorti ia fali, duke i kërkuar të kthehej sërish në familje. Pak ditë do të zgjaste paqja mes çiftit, kur Jonida mbledh rrobat dhe largohet për herë të dytë nga shtëpia, në gusht të vitit 2020, duke marr me vete edhe vajzën e mitur. 

Çifti kanë patur konflikte, për shkak të babait të ish-nuses. Ajo debatonte edhe me nënën time shpesh, madje edhe e ka ofenduar rëndë. Ish-kunata në debat e sipër na ka thënë se pinte ilaçe për depresion, por askush nga ne nuk e dinte ketë gjë, pasi ajo i merrte fshehtas. Madje ajo i tha vëllait se do ta vriste ose do ta conte në burg. Pas këtij debate Jonida kishte marrë rrobat dhe vajzën dhe kishte ikur, e kishte marrë xhaxhai i saj.

Pak ditë pasi vajza u lind, nëna  e regjistroi të bijën me mbiemrin e saj. Kjo është arsyeja që babai Haxhi Lami prej kohësh ka hapur një proces gjyqësor ku kërkon t’i japë atësinë të bijës, jo vetëm edhe të paguajë cdo detyrim financiar që i takon. Së fundmi, 36-vjeçari ka zbuluar se ish-nusja është martuar me një tjetër person në Kucovë. I shqetësuar për fatin e të bijës, për shkak edhe të gjendjes psikologjike të ish-bashkëhsortes, ai ka bërë denoncimin në polici për rrëmbim fëmije, pasi ka mundur të zbulojë se 25-vjeçarja bashkë me vajzën kërkon të iki në Greqi ilegalisht. 

Morëm vesh që Jonida është martuar në Kucovë. Kemi miq të përbashkët dhe e mësuam vendndodhjen. Madje, se ajo do të iki në Greqi ilegalisht. Bëra denoncim por policia nuk mori masa. Ish-vjehrri i vëllait jeton në Tiranë, por nuk mundëm të flasim dot sepse gjënë më të vogël ato e nxjerrin si kërcënim. Nga sistemi TIMS ende nuk figuron të ketë kaluar kufirin

Për muaj me radhë vetëm pak herë e pa të bijën. Madje inati dhe hakmarrja për ish-bashkëshortin çoi deri në denoncimin në polici për dhunë. Ish-nusja e larguar me dëshirën e saj kërkoi urdhër mbrojtje për një vit, të cilën gjykata nuk ia dha pasi nuk kishte prova për dhunë të ushtruar ndaj saj. 

Vëllai ka bashkëjetuar me të dhe nuk mundi të bënte celebrim. Jonida deklaroi se vëllai e ka dhunuar dhe kërkoi urdhër mbrojtje për një vit. Gjykata nuk ia pranoi, pasi nuk kishte prova. Vëllai u nda nga Jonida dhe vajzën e takonte shumë rrallë, sepse ajo e ndalonte. Vetëm dy herë na e ka lejuar vajzën ta shohim’. 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

 

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro