Largohet pas 30 vitesh nga Roma, Totti thumbon Pallota-n: Presidentët janë kalimtarë, legjendat jo

Largohet pas 30 vitesh nga Roma, Totti thumbon Pallota-n: Presidentët janë kalimtarë, legjendat jo

Francesco Totti

Ashtu siç u lajmërua të premten, Totti, legjenda e Romës, është larguar nga klubi pas 30 vitesh. Italiani që mbante postin e drejtorit teknik pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2017, ka hequr dorë nga detyra për shkak të marrëdhënieve të cunguara me drejtuesit, konkretisht me presidentin Pallotta.

Shkak janë bërë largimet e drejtorit sportiv Monchi si dhe të trajnerit Eusebio Di Francesco. Në konferencën e lamtumirës Totti nuk nguroi të lëshonte thumbimet:

“Po tërhiqem jo për fajin tim. Është një ditë që shpresoja të mos vinte kurrë. Nuk isha përfshirë ndonjë herë në një projekt teknik. Presidenti, drejtuesit, dhe lojtarët janë kalimtarë, por legjendat mbeten. Roma është para të gjithave.”

Sa i takon së ardhmes Totti ka deklaruar: “Kam shumë gjëra që mund të bëjë. Këtë muaj do të vlerësojë ofertat që kam në ‘pjatë’ dhe më pas do të marrë një vendim, i cili do më bëjë të ndihem më mirë. Kur të vendos se çfarë do të bëjë do ta bëjë me gjithë shpirt.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje