VLORË- Prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim kërkesën për 3 persona të cilët akuzohen se gjatë një konflikti me armë kanë vrarë tre shtetas.
Prokuroria ka mbyllur hetimet për Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj të cilët akuzohen për larje hesapesh mes bandave.
Më 7 prill si pasojë e përplajses me armë në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës kanë mbetur të vrarë Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.
Fillimisht, të akuzuarit kanë marë masën e sigurisë “arrest në burg”, por më pas, gjykata e Vlorës zbuti masën e sigurimit për shtetasit Ani Begaj dhe Bertil Aliaj, duke i vendosur “detyrim për paraqitje”.
Gjykata e Vlorës ka marë në shqyrtim kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Aleksandër Llanaj i cili ka kërkuar masë më të butë.
Për ndryshimin e masës së sigurisë për për të akuzuarin Llanaj, e parashikuar për ditën e djeshme nuk u zhvillua, për shkak të mungesës së prokurorit.
Ndërkohë, ditën e sotme, Prokuroria e Vlorës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim kërkesën ndaj tre personave, duke synuar të shmangë në këtë mënyrë shqyrtimin e ndryshimit të masës së sigurisë nga i njëjti gjyqtar që ka zbutur masën edhe për dy të pandehurit e tjerë.
Tre të pandehurit akuzohen për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “armëmbajtje pa leje” të parashikuara nga Kodi Penal.
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com