‘Lart e më lart, s’kam komplekse fare’, pensionistët batuta me Ramën: Thashë ç’është kjo grua që më merr nga Tirana…(VIDEO)

‘Lart e më lart, s’kam komplekse fare’, pensionistët batuta me Ramën: Thashë ç’është kjo grua që më merr nga Tirana…(VIDEO)

Kryeministri Rama gjatë takimit me qytatarët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme me koordinatorët e bashkëqeverisjes dhe disa qytetarë të cilët kanë thënë se kanë gjetur zgjidhje pas shpalosjes së problemit tek platforma për bashkëqeverisjen.

Një nga pensionistët e pranishëm në këtë takim, tha se kishte problem me pensionin e tij. Mes batutave ai tha se ka gjetur zgjidhjen nga platforma, pasi i bëri telefonatë një grua. Ai i uroi kryeministrit urime dhe të shkonte sa më lart, por s’mungoi përgjigjia me humor edhe nga Rama.

Pensionisti: Kam dalë në pension me ligjin famëkeq të 2014-ës, e kërkoja në Berat, s’ma rregulluan as ajo qeveri dhe as kjo, bëra ankesën tek bashkëqeverisja. Më tha: Të marrin nga Tirana, një grua…Euuu thashë unë, ç’është kjo grua, pse gratë të marrin nga Tirana? U nisa dhe erdha dhe gjeta zgjidhje. Ty të faleminderit shumë e lart e më lart.

Edi Rama: Më lart se 198 centimetra s’kam ku të shkoj.

(Të qeshura nga të pranishmit)

Më tej, një tjetër pensionist, sërish kishte patur probleme me pensionin. Ai tha se ishte ankuar tek institucioni përkatës se pse merrte pension të pjesshëm dhe si përfundim, i është hequr pensioni pas ankesës. Ai ka thënë se gjeti zgjidhje pas denoncimit në platformë.

Pensionisti: Më vjen keq, s’kam komplekse fare, me këta që dalin e duartrokasin. Jam ndierë i fyer si qytetar, e kam mbyllur pensionin tek burgu i sigurisë së lartë. Thashë po bëj një letër ndaj shtetit. Kryeministër, është kënaqësi të të shohim kështu në këmbë se mund të të thoja ulu. Unë jam ankuar për pensionin, pse nuk e merrja të plotë, ata ma hoqën fare. Falenderoj stafin që më priti dhe më foli. 

Edi Rama: Jam këtu në këmbë, po pres.


Lajmi kryesor:

Bashkëqeverisja/ Rama takon koordinatorët: Reforma në shërbim të njerëzve është reale


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor