Lara Colturi u rendit e treta në Botërorin e skive në Francë, Toçi: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë! Në të ardhmen mund të jetë kampione bote

Elvis Toçi, president i Federatës shqiptare të Skive nëpërmjet një lidhje skype nga Franca për ‘Studio Live’ në Report Tv foli për suksesin e arritur ditën e sotme (2 shkurt) nga Lara Colturi, italiania e natyralizuar si shqiptare e cila u rendit në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Botërorin e Skive.

Ai tha se një rezultat i tillë është i jashtëzakonshëm për një vend të vogël si Shqipëria ndërsa theksoi se Lara i ka mundësitë që të jetë kampione bote në të ardhmen.

“Ndodhemi në Francë, në alpet e Francës. Një tjetër lajm i shkëlqyer edhe Deni Xhepa është në vendin e 17-të ndërsa në vendin e 16-të Alban Elezaj që garon për Francën,. Marrim çmimin e tretë. Shqipëria nuk ishte dëgjuar në kampionatin e skive por tani u bë rutinë.  Lara natyrisht është shumë e motivuar. I ka përbërësit që të dalë kampione bote. Kishte një trishtim sepse pretendonte të ishte e para. Por këtu jemi në kushte të një bore të shkrirë që e dëmton rezultatin e saj. Por edhe vendi tretë për Shqipërinë e vogël është diçka e jashtëzakonshme”- tha Toçi.

Presidenti i Federatës së Skive shtoi më tej se me këto rezultate, Lara do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026.

Ndërsa sa i takon të ardhmes të sportit të skive në Shqipëri, Toçi tha se tashmë ka një projekt në bashkëpunim me qeverinë në mënyrë për ta bërë një “sport kombëtar”.

“Na mungojnë teleferikët. Por kemi krijuar një projekt “të gjithë në borë, të gjithë në ski” për tra masivizuar këtë sport dhe për ta bërë kulturë kombëtare. Nuk do e lëmë vetëm në disa rezultate individuale por duam ta kthejmë në një sport kombëtar. Është sporti më me adrenalinë në botë. Këtu ku jam unë sheh gjyshen me nipin duke bërë ski, është sport që nuk njeh limite”- u shpreh ai.

Mes të tjerash, pjesë e projektit për Federatën e Skive do të jetë edhe një grup trajnerësh që pritet të trajnojnë skiatorë amatorë dhe profesionalë në Shqipëri.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jean: 03/02/2024 11:35

    Lara ka talent. Shkolla e skive italiane eshte e forte. Formimi ne Itali dhe zgjedhja per te perfaqesuar nje vend si Shqiperia, eshte vendim i familjes se saj. Te konkurrosh me Schiffrin, Goggia, Brignone apo kampionen Lara Gut Berhami, eshte nje shans I madh per Larën italo-shqiptare! Te shohim ne te ardhmen! Urime!

    Përgjigju
  • Tigri prej zvicre: 02/02/2024 22:23

    Po lene mo çe pyt.Kampion bote me pista borxh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë