/ATSH-AFP/ - Armiku më i madh i Rusisë është organizata e Shtetit Islamik dhe jo SHBA-ja, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov, pavarësisht marrëdhënieve të tendosura mes Uashingtonit dhe Moskës në sfondin e krizës ukrainase.
"Mendoj se Shteti Islamik është armiku më i madh në momentin aktual", konfirmoi në një intervistë Lavrov.
Shefi i diplomacisë ruse e shpjegoi këtë kërcënim nga fakti se qindra rusë, qindra evropianë dhe qindra amerikane po luftojnë për Shtetin Islamik.
"Ata po kthehen tashmë në shtëpitë e tyre. Ata kthehen për tu çlodhur pasi kanë luftuar dhe mund të zgjohen për të realizuar veprime të këqija", shtoi ai.
Sipas tij, mosmarrëveshjet mes Rusisë dhe SHBA-së janë probleme mes shtetesh, që përfshinë rendin botëror dhe duhen zgjidhur me negociata.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe perëndimorëve kanë rënë në nivelin më të ulët që prej fundit të Luftës së Ftohtë për shkak të konfliktit ukrainas pasi perëndimorët akuzojnë Moskën për mbështetje të separatistëve në lindjen ukrainase, gjë që Rusia e përgënjeshtron.
/Shqiptarja.com