Lavrov takon homologun iranian, diskutojnë mbi marrëveshjen bërthamore

Lavrov takon homologun iranian, diskutojnë mbi marrëveshjen bërthamore

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif, janë takuar më 14 maj në Moskë për të diskutuar mënyra si mund të ruhet marrëveshja bërthamore me Iranin.

Vizita e Zarif në Moskë është hapi i dytë pas takimit në Pekin, në kuadër të një turneu në kryeqytetet kryesore derisa Irani është përballur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’u tërhequr nga pakti bërthamor i vitit 2015.

Marrëveshja parashikon që Teherani të frenojë aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Vendet nënshkruese të marrëveshjes janë Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Në fillim të takimit me Zarifin, Lavrov është cituar të ketë thënë sipas agjencive ruse të lajmeve se: 

Vendet që janë pjesë e paktit kanë “interes legjitim” për të ruajtur marrëveshjen, prandaj na duhet t’i mbrojmë interesat legjitime të njëra-tjetrës.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Zarif ka rritur në Moskë nga Kina, ku është takuar me liderë kinezë më 13 maj. Pas takimeve në Pekin, Zarif ka shfaqur shpresën për “dizajnim më të qartë” të paktit në të ardhmen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë