Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Lazio e shpalli 'non grata', asnjë ofertë për Elseid Hysaj

Elseid Hysaj

Lazio e ka përjashtuar nga planet Elseid Hysajn, por për mbrojtësin ende nuk ka mbërritur asnjë ofertë në klub dhe tashmë për bardheblutë kjo është kthyer në një problem serioz. Hysaj prej vitesh luan në Serinë A dhe tashmë është e paqartë se ku do ta vazhdojë karrierën.

Siç raportojnë mediat italiane, vetëm disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari kanë shprehur interesim për Hysajn dhe po marrin informacione nga klubi i Lazios. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë hapin konkret, duke shkaktuar jo pak telashe për italianët.

Paga e lartë e Hysajt e pengon klubin të bëjë një lëvizje për të afruar futbollistët e tjerë në krahët e mbrojtjes. Italianët kanë një marrëveshje me futbollistin shqiptar për ta lënë të largohet si lojtar i lirë nëse i vjen një ofertë që i intereson, pasi në këtë mënyrë i 'heqin qafe' pagën e tij që i kalon 2 milionë euro në sezon deri në verën e 2025.

Por fakti që Hysaj vazhdon pushimet i qetë dhe deri tani nuk ka oferta interesante në adresën e tij, ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe Lazio të presë transferimin e mbrojtësit shqiptar, përpara se të ndërmarrë hapin konkret për t'iu afruar një tjetri.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Radioterapia te pacientët me sëmundje malinje, Zv.ministri Hyka: Asnjë rrezik për rrezatim te mjekët

Radioterapia te pacientët me sëmundje malinje, Zv.ministri Hyka: Asnjë rrezik për rrezatim te mjekët