Lazio i 'jep duart' Elseid Hysajt, në Itali tregojnë arsyen

Lazio i 'jep duart' Elseid Hysajt, në Itali tregojnë arsyen

Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka kontratë me Lazion deri në verën e 2025. Megjithë kohën e mbetur në marrëveshje, klubi i Serie A në Itali ka lënë të lirë 30-vjeçarin për t'u larguar këtë verë.

"LazioNews" bën me dije edhe arsyen e këtij vendimi nga Lazio dhe konkretisht mbi pagën e mbrojtësit të Kombëtares. Paga prej 2.8 milionë eurosh në sezon është një barrë për Lazion, që ka vendosur para disa muajsh ta nxjerrë në shitje lojtarin.

Mirëpo, për Hysajn ende nuk ka asnjë ofertë, apo klub serioz të interesuar. Tanimë duket se e ardhmja e Hysajt është larg Lazios, me klube nga Katari dhe Arabia Saudite që janë të vetmit që kanë shfaqur interes për shkodranin.

Faximile e LazioNews

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • futbollisti profesionist: 14/08/2024 12:37

    I JEP DUART ? cfar shprehje tipike urrejtje shqiptare ? cfar deshire per ta par keq tjetrin ? por mos i qani hallin kaloresit se i varen kembet ?Hysaj do paguhet rregullisht nga klubi edhe nje vit tjeter pastaj do shohim cdo te ndodhi ?mos u gzoni para kohe o zileqar te lindur...merrni shembull nga gazetat neper bot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Shkrumboi 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit, nën akuzë 69-vjeçari!

Vlorë/ Shkrumboi 50 ha tokë dhe 500 rrënjë ulliri të bashkëfshatarit, nën akuzë 69-vjeçari!