TIRANE- Dita dedikuar fëmijëve, festa e “1 Qershorit”, është festuar me një sërë aktivitetesh të organizuara nga institucione të ndryshme shtetërore. Kështu, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ka organizuar këtë aktivitet në formë bashkëbisedimi mes fëmijëve dhe kreut të këtij dikasteri Erjon Veliaj. Ndërkohë aktivitete të ndryshme janë realizuar edhe nga Prefektura e Tiranës, ku Prefekti Sadi Vorpsi, me rastin e kësaj feste vizitoi fëmijët e kopshtit nr.6 në kryeqytet.
Aktivitete janë zhvilluar edhe nga ministria e Arsimit, si dhe shkollat dhe kopshtet e kryeqytetit, duke përçuar mesazhin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
VELIAJ: ME SHUME REFORMA PER FEMIJET NE NEVOJE
Gjatë fjalës së tij, ministri Veliaj në bashkëbisedimin e zhvilluar me fëmijët, u premtoi se do të bëhet më shumë për fëmijët në nevojë, për integrimin e tyre dhe largimin nga rruga.
"Kemi filluar një projekt për fëmijët e rrugës, sepse nuk besojmë ne në një vend që disa vetë kanë dhe disa vetë lypin. Kjo është arsyeja që bashkë me këto organizata ne po mundohemi që fëmijët e rrugës t’i çojmë nëpër kopshte, nëpër qendra ditore, që fëmijët e tyre t’i ndihmojmë me punë ose me ndihmë ekonomike. Ne këtë duam që të fusim disa koncepte të reja. Ne duam që më pak fëmijë të shkojnë nëpër institucione, dhe më shumë fëmijë të merren në gjirin e familjeve që janë gati të bëjnë një adoptim ose një përkrahje të këtyre fëmijëve edhe pse nuk janë familja e tyre biologjike." tha Veliaj.
KODHELI: FEMIJET DO TE JENE ME TE SIGURTE
Ministrja Mimi Kodheli nga ana tjetër ka zhvilluar një aktivitet me fëmijët e ushtarakëve në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, duke deklaruar se e ardhmja e fëmijëve do të jetë më e sigurt.
“Do të uroja të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo që janë festën e 1 qershorit. Dhe meqë jemi tek fëmijët unë dua t’I siguroj qytetarët shqiptarë që e ardhmja e fëmijëve të tyre është në dorën e tyre, po aq sa është në dorën e qeverisë që drejton këtë vend. Dhe qeverisja më e mirë do të sillte një të ardhme më të mirë, por qeverisja më e mirë vjen sepse reforma më të mira bëhen, sepse ndërtohet shteti I së drejtës, sepse ka më shumë punë, më shumë begati.”
VORPSI: TE MESOJME FEMIJET TE JENE ME INOVATORE
Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi, ka zgjedhur ambientet e Kopshtit Nr.6 të kryeqytetit për të uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Duke folur për Ditën e Fëmijëve, prefekti Vorpsi teksa vlerësoi punën e edukatoreve të këtij kopshti, theksoi se fëmijët jo vetëm duhen mësuar se çfarë të mendojnë, por edhe si të jenë inovatorë në idetë e tyre.
“Të mësosh fëmijët të riciklojnë dhe të krijojnë me këto materiale është një shembull i shkëlqyer në sensibilizimin ndaj mjedisit, të cilin edhe ne të rriturit shumë shpesh e anashkalojmë. Unë shpresoj që praktika të tilla të ketë në gjithë Qarkun e Tiranës, për të krijuar një traditë të re në botëformimin e ne të gjithëve, nëpërmjet kreativitetit” tha Vorpsi.
Nën shoqërinë e stafit mësimdhënës, të prindërve dhe fëmijëve, Prefekti Sadi Vorpsi vizitoi ekspozitën me punimet artistike të fëmijëve, në thelb të së cilës ishte përdorimi i materialeve të riciklueshme.
Në përfundim të fjalës së tij, Vorpsi tha se duke i inkurajuar fëmijët për të sjellë punime të tilla, “ne mund t’ju rrisim vetëbesimin, të përmirësojmë edukimin e tyre dhe të bëjmë ndryshimin për të patur nesër një brez më të mirë.”

(Në foto: Prefekti Sadi Vorpsi me fëmijët e kopshtit nr.6)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO