“Albania Fashion Week”, bashkon bukuroshet nga trevat shqiptare

“Albania Fashion Week”, bashkon bukuroshet nga trevat shqiptare
Eventi i modës “Albania Fashion Week”, që pritet të nis 30 tetor do të mbledh 16 bukuroshe nga të gjitha trevat shqiptare. E ftuar në “Pink Report”, rubrikë e emisionit Rreze Dielli, organizatorja Bora Kokëdhima zbuloi disa nga surprizat dhe të ftuarit e këtij spektakli mode.

“Kemi punuar përreth 5 muaj dhe mendoj se është bërë një punë shumë e madhe. Kemi filluar me sfilata të ndryshme në klube të Tiranës dhe më pas në bregdetin e Jalës, të cilat u pritën shumë mirë nga publiku”, tha Kokëdhima.

Duke u ndalur tek ky event ajo pohoi se, në të marrin pjesë në stilistë me emër si Blerina Kllokoqi Rugova, e cila ka sjell si imazh të sfilatës së saj këngëtaren kosovare, Nexhmije Pagarusha dhe si mbyllje të sfilatës ka zgjedhur këngëtaren, Besa Kokëdhima.

Një tjetër stiliste e njohur sipas saj, është edhe Flutura Dedinja, e cila stiloi fustanin e këngëtares Rona Nishliu në Eurovizion. Por në të njëjtën kohë pjesëmarrës janë edhe 7 stilistë të rinj shqiptar dhe 7 kosovarë.

Organizatorja Bora Kokëdhima theksoi se, ky spektakël do të ketë edhe dy çmime, i riu më i talentuar nga Kosova dhe nga Shqipëria.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja