“Arsimi”, Vasili: Nëse nuk bëhen
ndryshime do të flas me kolegët

“Arsimi”, Vasili: Nëse nuk bëhen<br />ndryshime do të flas me kolegët
TIRANE- Mes debateve dhe akuza Komisioni i Shëndetësisë mbyll diskutimet për Projektligjin për Arsimin e Lartë. Në raportimin për herë të fundit në komsionet parlamentare Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla argumentoi arsyet pse duhet votuar kjo reformë, duke filluar që nga studentët dhe deri tek autonomia e universiteteve.

“Kjo reformë synon që t’i japë vlerë mundit të familjeve të taksapaguesve duke siguruar që institucionet tona të arsimit të ofrojnë vetëm cilësi. Është përgjegjësi e universiteteve për të përcaktuar kuotat, për të përcaktuar kriteret dhe për të realizuar përzgjedhjen e studentëve dhe tarifat e studimit. Ligji e bën më të drejtë financimin për studentin, duke mundësuar që studentët që kanë meritën, por që kanë pamundësinë për të ndjekur studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Ky ligj u jep një bursë të posaçme për të mbështetur këta studentë. Ka një bursë të posaçme që u dedikohet studentëve të ekselencës dhe padyshim atyre studentëve që do të vijojnë të ndjekin studimet e larta në degë prioritare në zhvillimin e vëndit”, - u shpreh Nikolla para deputetëve. Për Ministren e Arsimit ligji i ri do të sjellë dhe “gjurmueshmërinë e punësimit të studentëve pas mbarimit të Universitetit dhe për herë të parë do të matëperformancën e arsimit të lartë”.

Debatet
Për deputetin e LSI-s Petrit Vasili ligji ka konfuzione, sidomos për sa i përket kapitullit të 12-t. Gjithashtu deputeti Vasili ka kërkuar që te ketë një ndarje mes universiteteve private dhe atyre publike. “Lidhur me organzimin e institucioneve, sygjerimi im miqësor do të ishte, nëse do të kishim dy kategori institucionesh. Institucioni publike dhe jo publike. Kreu i 12-t i institucioneve të arsimit të lartë publike të pavarura, të jeni të bindur që është një term që shton kofuzionet.

Në mënyrë jo të drejtë mund të nxisë dhe mjaft debate spekullative”, - tha Petrit Vasili. Punësimi i doktorantëve që kanë mbaruar jashtë shteti, para atyre që përfundojnë në Shqipëri ka qenë një “mollësherri” mes përfaqësuesve të MAS dhe deputetëve. “Këtu ka mosnjohje dhe s’keni pse mërziteni, pasi mosnjohja është pjesë e njeriut. Sistemi ynë universitar thotë që ti nuk doktorohesh, në rast se ti nuk je specialist, ndërkohë që në Evropë mund të marrësh doktoraturën para se të bëhesh specialist.

Do ta loboj me kolegët e mi për t’u dhënë të kuptohet që të mos jemi njëlloj, që të mos penalizojmë atë që ka 4-5 apo 6 vjet plus doktoraturën me atë që ka vetëm 1 vit”, - u shpreh Vasili. Për anëtarin e komsionit që hartoi reformën Myftar Barbullushi “është vendosur ky kriter për tu dhënë më shumë mundësi punësimi atyre që mbarojnë në shkollat më të mira perëndimore”, ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla theksoi se “nuk ka ligj të përsosur”. Ndryshimet u votuan vetëm me 6 votat e mazhorancës.
 
Debatet
Deputetët kundër shefave të shërbimit në mjekësi
 
Petrit Vasili: Së pari, pa i shtuar dhe i hequr gjë ekspozesë që ligji bie, po mendoj që jemi këtu për disa prombleme që mund ti diskutojmë. Lidhur me organzimin e institucioneve, sygjerimi im miqësor do të ishte, nëse do të kishim dy kategori institucionesh. Institucioni publike dhe jo publike. Nuk e di se si do bashkjetojë ky ligj, kur ka vënë në mjekësi, në nënyrën më paradoksale të mundshme, që ai që është doktoruar në Shqipëri është një alternative pas atij që është doktoruar në perëndim.

Myftar Barbullushi: Shefi i shërbimit është në një rang shumë më të lartë se shefi i shërbimit. Shefi i dep. është koordinator në departmanet dhe vetëm për mësimdhënie. Shefi i shërbimit është personaliteti më i lartë, bën gjithë profilaksinë e sëmundshmërisë, mjekimin, vizitë, gjithçka.

Nikolla: Do të doja të sqaroja një moment të madhë të ligjit. Në ka ligj që është debatuar me të gjithë grupet e interesit që lidhet me ministrinë, mjekësinë dhe profesoratin e mjekësinë janë këto nene. Nuk janë nenet e ligjit, e zezë mbi të bardhë që do të sjellin rezultat po është zbatueshmëria e ligjit. Sa i takon shefave të shërbimit dhe departamenteve ky ligj nuk vë në peshore kush është më lart apo më poshtë.

Vasili: Ka dy-tre elemente thelbësore të cilat, jo unë, por ligji që keni sjellë këtu thotë që shefi nuk është thjesht koordinator. Unë jam një lexues shumë i vëmendshëm por edhe organizator i këtyre gjërave.
Nikolla: Kemi debatuar me mendjehapurit profesorët shefat e shërbimeve pedagogët e mjekësisë. Them që ligji nuk do bëjë çudinë, por zbatimi i ligjit. Nuk ka ligj të përsosur.

Nikolla: Shefi i departamentit lidhet me formimin akademik kurse i shërbimit me atë shëndetësor.
Vokshi: Shefi i departamentit mund të jetë edhe shef shërbimi?

Nikolla: Po, edhe mund të jetë. Ky ligj vetëm iu jep mundësinë për të konkurruar atyre që kanë mbaruar doktoraturën jashtë.
Vokshi: Janë diskriminuese.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës