Grupi muzikor kosovar “Asgjë sikur Dielli” do të mbajë një koncert në Tiranë. Koncerti do të mbahet në oborrin e brendshëm të Muzeut Historik Kombëtar më 13 korrik.
Sipas liderit të grupit Alban Nimani ky koncert mbahet me rastin e 20 vjetorit të formimit të grupit dhe promovimit të albumit LP 12 ‘Ti dhe unë’. “Me rastin e 20vjetorit të grupit do të mbajmë një koncert në Muzeun Kombëtar dhe do të promovojmë albumin e ri, i cili është i prodhuar në formatin e pllakës së gramafonit”, thotë Imani për Report Tv.
Albumi i ri është një kombinim i këngëve më të mira të grupit “Agjë Sikur Dielli”, i ri-masterizuar dhe prodhuar në format e pllakës së gramafonit në Berlin, Gjermani. I prodhuar me tirazh të limituar, ky album është i ilustruar me punime të artistëve kosovarë Alban Muja, Jakup Ferri, Driton Selmani dhe Artan Hajrullahu.
“Asgjë Sikur Dielli” është grupi më aktiv i muzikës alternative në Kosovë. Muzika e tyre prezantohet përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga refleksi i jetës sociale të realizuara me një stil më të thellë.
Anëtarët e këtij grupi kanë krijuar një atmosferë autentike muzikore, duke arritur kështu që të bëhen shembull tipik i muzikës alternative kosovare.
Grupi muzikor i Kosovës është bërë i njohur prej vokalistit Alban Nimani dhe anëtarëve të tjerë si kitaristi Bujar Hundozi, basisti Visar Qeska, bateristi Fatos Berisha dhe Pëllumb Ballata.
Ky grup është zgjeruar edhe dy instrumentiste të njohura si Blerta Kosova dhe Arttea Bajri që e kanë bërë grupin më të suksesshëm. Pak muaj më parë anëtarët e këtij grupi kanë performuar edhe në BunkArt1, ku edhe temat e tyre muzikore janë përshtatur më së miri me konceptin e këtij muzeu.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.9%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33.4%
Vota total: 959
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Në Bunk’Art2 hapet 'Dhoma e Manipulimeve': Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste
5 Gusht, 16:08
-
Intervista e fundit e Kadaresë për median ishte në Bunk'Art1 kur pa 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur': Më ndanë nga vepra brutalisht
1 Korrik, 09:28
-
VIDEOLAJM/ Miss Universe për herë të parë në Tiranë, viziton Bunk’Art 1
11 Maj, 20:09
-
Bunk’Art 2 atraksioni kryesor në qendër të Tiranës! Shikoni radhën e gjatë të turistëve të huaj, presin të hyjnë tek ish bunkeri antibërthamor i Ministrisë së Brendshme
28 Prill, 08:11
-
Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti
14 Prill, 16:18
-
'Shije' të historisë shqiptare përmes koktejeve në Nouvelle Vague në Tiranë që të çojnë drejt të shkuarës komuniste të dokumentuar në Bunk'Art
25 Janar, 21:04
-
Ismail Kadare, pas 40 vjetësh sheh për herë të parë 'Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur' në Bunk'Art 1! Rrëfimi emocionues i Kadaresë pas filmit: Ndalimi i tij u kalua në mënyrë brutale
17 Dhjetor 2023, 17:24
-
Bukuri, humanizëm dhe simbolika e bunkerizimit! Promovohet Kalendari i Miss Shqipërisë 2024, i riu Eno Millona ka nevojë për ndihmë për t’u kuruar
12 Dhjetor 2023, 14:02
-
Dëshmorët e Shqipërisë dhe rrugët e Tiranës së Lirisë !
16 Nëntor 2023, 14:25
-
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
1 Tetor 2023, 12:54
-
Java Britanike/ Premierë filmi i Hughes për Shqipërinë! Nga portet e lashta në Butrint e ‘Bunkart1, si e prezanton historiania vendin tonë në BBC: Mikpritja, si tha kryeministri juaj
5 Shtator 2023, 17:44
-
5.2 milionë të huaj hynë në Shqipëri në janar-korrik! Turistët nuk largohen pa vizituar Tiranën: I ofron të gjitha, do rikthehemi
25 Gusht 2023, 17:09