“Big Ben” ndryshon emrin

“Big Ben” ndryshon emrin
LONDËR – Qeveria britanike pritet që të ndryshojë emrin e një prej simboleve më të njohura të Londrës, që njihet si Big Ben.
Vendimi do të merret në prag të përvjetorit të drejtimit të mbretëreshës Elizabetë, një përvjetor ky, jubilar për të.
Mbretëresha shënon plot 60 vjet në krye të fronit mbretëror dhe politikanët mendojnë se do ishte në ndër të saj, që të gjenin një emër të ri për kullën e Shën Stefanit, e njohur ndryshe si kulla e orës së Parlamentetit ose Big Ben.
Konservatorët shprehen se asnjë mbretëreshë nuk i ka shërbyer kaq gjatë vendit të saj, ndaj Elizabetha dhe Mbretëresha Viktoria kanë qenë të vetmet që kanë mundur të mbretërojnë kaq gjatë. .
Ata argumentojnë se kulla në Pallatin Mbretëror është emëruar në nder të Viktorias, ndërsa Big Ben ka disa emra, por asnjë të tillë zyrtar.

"Big Ben", në fakt është emri këmbanës që peshon 13.5 ton dhe që është vendosur brenda kullës, por nuk është emri i të gjithë godinës.
Për herë të parë këmbana ra në korrik të vitit 1859, por pak muaj më vonë ajo u plasarit. Heshti për më shumë se 4 vjet për tu rivënë sërish në punë në vitin 1863.
Sa për emrin e ri ai mbetet ende i paqartë dhe opinionistët thonë se është vështirë që megjithë ndryshimin, ky objekt të mos thërritet më “Big Ben”. Ndërsa jo pa humor, disa sugjerojnë që ta quajnë “Big Beth”.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut