Greqia mund t'i drejtohet zgjedhjeve të reja parlamentare pasi kriza e borxhit është thelluar së tepërmi. Sipas prestigjiozes gjermane “Bild” Aleksis Tsipras mund të japë dorëheqjen në fund të javës. Ka një rebelim të madh kundër tij nga SYRIZA. Sipas Bild 30 nga 140 deputetët e partisë së Tsipras janë kundër tij.

Edhe grekët e pavarur të “Anel”, që janë në koalicion me të, kërcënojnë me refuzim të marrëveshjes së nënshkruar dje në Bruksel pas 17 orë bisedimesh.

Shembulli i demokracisë vjen nga Greqia

Deputeti grek i SIRIZA-s Dhimitër Kodhelas do të votojë kundër marrëveshjes midis Bashkimit Evropian dhe Greqisë. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse marrëveshja e Trojkës merr miratimin e Parlamentit Grek.

Në të njëjtën kohë ai i ka premtuar popullit grek se do t’i kërkojë falje për faktin që si deputet i parlamentit grek nuk mundi të ndalojë këtë marrëveshje, e cila do ta rrënojë edhe më tej Greqinë.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)