TIRANE- Deputeti socialist, Erjon Braçe ka reaguar pas qëndrimeve të deputetëve të LSI-së dhe të ekspertëve të ekonomisë, se ashpërsimet e Kodit Penal për biznesin, janë të rënda dhe shtrënguese. Por kryetari i Komisionit të Ekonomisë, mendon ndryshe, dhe zgjedhur të sjellë si shembuj dy vende të rajonit, Serbisë dhe Sllovenisë.
“Biznesi në burg? Jo! S’ka asnjë nen që fut në burg biznesin e ndershëm! Po! Ka nene që i japin të drejtën organeve fiskale të kallëzojnë penalisht kontrabandistët! Koha e Napoleonit? Jo! Kodi Penal i Sllovenisë-anëtare e BE-së dhe, Kodi Penal i Serbisë-vend kandidat dhe referencë e përhershme nga ekspertët e Berishës”-shkruan Braçe në facebook.
Sllovenia
Duke ju referuar Kodit Penal të Sllovenisë, deputeti socialist thotë se në këtë shtet, “kushdo që transporton mallra me vlerë të lartë në të gjithë vijën doganore të Bashkimit Evropian, duke shmangur masat e kontrollit doganor, apo kushdo që transporton mallra të tilla duke përdorur forcën apo kërcënimin për ta bërë këtë, dënohet me burgim për jo më shumë se pesë vjet dhe dënohet me gjobë”.
Ai shton se, në Slloveni, ‘një zyrtar, i cili duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare ose të drejtat që i jep ky pozicion, mundëson kontrabandën e mallrave në territorin doganor të Bashkimit Evropian apo i transporton ato në të, merr dënimin e përmendur në paragrafin e mësipërm’.
Në vijim të cilit të Kodit Penal Slloven, Braçe shkruan se kushdo që blen ose mbledh mallra kontrabandë me përfitim të lartë dënohet me burgim jo më pak se tre dhe jo më shumë se dymbëdhjetë vjet dhe dënohet me gjobë.
Serbia
Duke ju referuar Kodit Penal të Serbisë, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe shprehet se ky vend paralelisht edhe dënon me burg, edhe gjobit. “Kushdo që merr mallra përtej vijës doganore duke shmangur masat e kontrollit doganor ose merr mallra përtej vijës doganore duke shmangur masat e kontrollit doganor ndërsa është i armatosur, në grup ose duke përdorur forcën apo kërcënimin, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe gjobitet”,-shkruan Braçe.
Ai shton se kushdo që merret me shitjen, shpërndarjen apo fshehjen e mallrave të parregullta apo organizon një rrjet të tregtarëve apo ndërmjetësve për shpërndarjen e mallrave të tillë, dënohet me burgim nga një deri në tetë vjet dhe gjobitet. Mallrat që janë objekt i veprës penale konfiskohen.
“Një automjet ose mjete të tjera të transportit të fshehura, apo vende të fshehta që përdorën për transportimin e mallrave, subjekte të veprave penale të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, ose që kanë për qëllim kryerjen e veprave të tilla penale do të konfiskohen ose dhe nëse pronari apo shfrytëzuesi i tyre është në dijeni, duhet të kishte qenë në dijeni ose është i detyruar të jetë i vetëdijshëm për këtë dhe në qoftë se vlera e mallrave që janë objekt i veprës penale kalon një të tretën e vlerës së këtij mjeti në kohën e kryerjes së veprës,”-shkruan Braçe në Facebook.
Reagimi i plotë i deputetit Erion Braçe:
“Biznesi në burg?
Jo! S’ka asnjë nen që fut në burg biznesin e ndershëm!
Po! Ka nene që i japin të drejtën organeve fiskale të kallëzojnë penalisht kontrabandistet!
Koha e Napoleonit?
Jo! Kodi Penal i Sllovenisë-anëtare e BE-së dhe,
Kodi Penal i Serbisë-vend kandidat dhe referencë e përhershme nga ekspertët e Berishës.
Kodi Penal i Sllovenisë
3.1 Kontrabanda
Kapitulli 24 – Vepra penale kundër ekonomisë
Neni 250
(1) Kushdo që transporton mallra me vlerë të lartë në të gjithë vijën doganore të Bashkimit Evropian, duke shmangur masat e kontrollit doganor, apo kushdo që transporton mallra të tilla duke përdorur forcën apo kërcënimin për ta bërë këtë, dënohet me burgim për jo më shumë se pesë vjet dhe dënohet me gjobë.
(2) Kushdo që është i angazhuar në transportin e mallrave me përfitime të mëdha në territorin doganor të Bashkimit Europian, duke shmangur masat e kontrollit doganor, ose transporton mallra të tilla përmes këtij territori, ofron vende të fshehura apo magazina, ofron apo merr përsipër shitjen e këtyre mallrave, dënohet me burgim jo më pak se një dhe jo më shumë se dhjetë vjet dhe dënohet me gjobë.
(3) Një zyrtar, i cili duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare ose të drejtat që i jep ky pozicion, mundëson kontrabandën e mallrave në territorin doganor të Bashkimit Evropian apo i transporton ato në të, merr dënimin e përmendur në paragrafin e mësipërm.
(4) Në qoftë se ky përfitim i madh është fituar nga vetë personi ose nga një person i tretë nga ana e personit që ka kryer veprat penale të përmendura në paragrafët 2 ose 3 të këtij neni, ose në qoftë se ai përbën një kërcënim për jetën ose shëndetin e njeriut, ose ofron mbështetje për veprimtari terroriste, ose kryen akte të tilla si një anëtar i shoqatës kriminale, ai do të dënohet me burgim jo më pak se tre dhe jo më shumë se pesëmbëdhjetë vjet dhe dënohet me gjobë.
(5) Kushdo që blen ose mbledh mallra kontraband me përfitim të lartë për t’i transportuar në territorin doganor të Bashkimit Europian, ofron dokumente të falsifikuara apo i transporton ato në këtë territor dhe përmes territorit doganor të Bashkimit Europian, ose organizon në ndonjë mënyrë tjetër të fshehur ruajtjen apo shitjen e mallrave të kontrabanduara, dënohet me burgim jo më pak se tre dhe jo më shumë se dymbëdhjetë vjet dhe dënohet me gjobë.
(6) Paragrafi i mësipërm zbatohet edhe për vepra penale të kryera jashtë vendit nëse vendi ku janë kryer këto vepra penale ka miratuar, ashtu si Republika e Sllovenisë, një urdhër (detyrim) të përbashkët ndërkombëtar ligjor të parandalimit të këtyre veprave penale, pavarësisht nga vendi i dërgimit të tyre dhe ka përcaktuar akte të tilla nga ligji i tij në të njëjtën mënyrë si për si veprat penale.
(7) Mallrat e kontrabanduara do të sekuestrohen.
Kodi Penal i Serbisë
2.1 Kontrabanda
Kapitulli 22 – Vepra penale kundër interesave ekonomike
Neni 230
(1) Kushdo që merr mallra përtej vijës doganore duke shmangur masat e kontrollit doganor ose merr mallra përtej vijës doganore duke shmangur masat e kontrollit doganor ndërsa është i armatosur, në grup ose duke përdorur forcën apo kërcënimin, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe gjobitet.
(2) Kushdo që merret me shitjen, shpërndarjen apo fshehjen e mallrave të parregullta apo organizon një rrjet të tregtarëve apo ndërmjetësve për shpërndarjen e mallrave të tillë, dënohet me burgim nga një deri në tetë vjet dhe gjobitet.
(3) Mallrat që janë objekt i veprës penale të përcaktuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni do të konfiskohen.
(4) Një automjet ose mjete të tjera të transportit të fshehura, apo vende të fshehta që përdorën për transportimin e mallrave, subjekte të veprave penale të specifikuara në paragrafin 1 të këtij neni, ose që kanë për qëllim kryerjen e veprave të tilla penale do të konfiskohen ose dhe nëse pronari apo shfrytëzuesi i tyre është në dijeni, duhet të kishte qenë në dijeni ose është i detyruar të jetë i vetëdijshëm për këtë dhe në qoftë se vlera e mallrave që janë objekt i veprës penale kalon një të tretën e vlerës së këtij mjeti në kohën e kryerjes së veprës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com