“Cartoon Land Kids", planeti
i fantazisë së fëmijëve

“Cartoon Land Kids", planeti<br />i fantazisë së fëmijëve
TIRANE - Jemi në “Cartoon Land Kids”, në hapësirën më të re që City Park ka rezervuar për klientët më specialë, fëmijët.

“Jam shumë e gëzuar që jam në këtë ambjent që na e krijoi City Park. Falenderojmë atë që ka krijuar këtë kënd lojërash për fëmijë. Të gjitha ambjentet më pëlqejnë këtu. Ka shumë gjëra për fëmijë, të vegjël e të mëdhenj”,-thotë të një vajzë e vogël.
 
“Ka shumë ngjyra. Po presim që të na shtrohet tavolina. Si të gatuajmë? Si të shtrojmë tavolinën? Dhe shumë gjëra të tjera”,-thotë një tjetër.  
 
Planeti i fantazisë që fëmijët duan është vendi më i ri, ku fëmijët mund argëtohen, pushojnë dhe edukohen nga edukatoret, ndërkohë që prindërit e tyre mund të bëjnë shooping në dyqanet e shumtë të qendrës gjigande City Park. 

“Dy mbesat e mia kanë ardhur nga Amerika me pushime dhe unë i solla për qejf dhe po më pëlqen shumë ambjenti. Nuk mungon asgjë. Edhe ditëlindjen e gocës do ta bëjmë këtu”,-shprehet një prind.
 
“Çdo gjë e re, çdo gjë shumë bukur. Sot ka shumë vende lojërash për fëmijë, por këtu është ndryshe”,-thotë një tjetër.

Shtëpia e lepurushit Jackie, përmban një sërë ambjentesh të përshtatshëm për fëmijët në të cilin mund të luajnë, mësojnë rreth kuzhinës, edukohen për ambjentet familjare, ambjente për të fjetur. Salloni "HAPPY BIRTHDAY" rezervon komoditet dhe hapësira fantastike për të gjithë ata që duan të festojnë ditëlindje të mrekullueshme në City Park. 

Ditët e fundjavës, por jo vetëm ato, kalohen më së miri në Cartoon Land Kids nën shoqërinë e aktorëve të animuar dhe pikturave humoristike në fytyrat e vogëlushëve, të cilët kanë tashmë një vend të rrallë për t’u dëfryer.


Redaksia Online
(bsh/by/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin