Gazetari i njohur i CNN Jim Clancy ka lënë befas punën në televizionin ndërkombëtar të lajmeve pas 34 vitesh.
Ndonëse në kërkesën e tij të dorëheqjes Clancy nuk ka dhënë arsye, në media ky veprim është komentuar se ka ndodhur për shkak të disa statuseve që gazetari i njohur kishte bërë në rrjetin social Twitter mbi Charlie Hebdo.
Në statuset e tij në Twitter Clancy e nisi një “luftë verbale” me ndjekësit e tij pro izraelitë. "Jim Clancy nuk është më në CNN.
Ne e falenderojmë atë që për më shumë se tre dekada ka dhënë një shërbimi të shquar, dhe i urojmë atij më të mirat" thuhej në një deklaratë të shkurtër që CNN ka publikuar në lidhje me dorëheqjen e Clancy.
Megjithëse as Clancy as CNN nuk i zbuluan arsyet e largimit, pothuajse të gjitha mediat e kanë lidhur atë me statuset e fundit në Twitter.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com