“Dama plakë”, “hakmerret” në Tiranë

“Dama plakë”, “hakmerret” në Tiranë
Kush e mban mend një grua të thyer në moshë, në trup dhe në shpirt që kthehet në vendlindje për tu hakmarrë ndaj të dashurit që e braktisi për tu martuar me një të pasur? Për ata që nuk e kujtojnë duhet thënë se ajo është Kler, një grua që luan me fuqinë e parave dhe vë në provë moralin e një qyteti. “Vizita e damës plakë” këtë herë rrëfehet gjatë fundjavës në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Bylis”. Me përkthimin mjeshtëror të Ardian Klosit, regjinë e Kiço Londos, vepra e Durrenmat rivjen në skenë shqiptare me protagonizmin e artistes ikonë, Tinka Kurti. Bashkë me të në skenë janë edhe një shpurë aktorësh në shumicën dërrmuese, mjaft të rinj. Përmendim Myzafer Zifla, Astrit Hasani, Besmir Haliti, Marvin Tafaj, Shpëtim Shehu, Hasan Bregu, Klajdi Marku, Miola Sitaj, Dafina Llupi e Eni Celibashi dhe pjesmarrjen e aktorit të njohur fierak Todi Llupi.

PUSHTETI I PARASË
Kler kthehet në Gylen, dyzet vjet pasi e kishin zbuar si një prostitutë. Asokohe ishte e dashuruar me Alfredon, por kur mbeti shtatzënë, ai e mohoi lidhjen mes tyre. Përdori dy dëshmitarë të rremë për t’I treguar trupit gjykues se nuk ishte I lidhur me Kler. Pas dëbimit nga qyteza, ajo pati disa martesa dhe ia doli të bëhej e pasur. Kthimi I saj, I bujshëm në një Gylenin e varfër shihet me admirim dhe shpresë se ish banorja e këtij qyteti do të bënte dicka për t’I ndihmuar. Por festa shndërrohet në një dalëngadalë në një mort. Alfredo, është një nga njerëzit më të respektuar të Gylenit, por Kler sfidon i mazhin e tij me paranë. Ajo është e vendosur të hakmerret dhe të kthejë me cdo kusht nderin e saj të humbur. Ndaj fillon të shtyjë banorët të ndëshkojnë Alfredon në këmbim të parave, të investimeve për të zhvilluar qytetin dhe ngritur nivelin e jetesës. Kështu “Vizita e damës plakë” nga një ngjarje e gëzueshme shndërrohet në një makth të vazhdueshëm kur banorët fillojnë të bëjnë kompromiset e tyre dhe Alfredo shikon sesi vjen dalëngadalë fundi I tij. Fridrih Durrenmat e ka shumë për zemër temën e korrupsionit moral e shoqëror, një temë që mbetet e freskët dhe aktuale po aq sa fuqia e parasë. Organizatorët e kësaj vënieje në skenë të “Damës plakë” e konsiderojnë shfaqjen “një shuplake e forte per shoqerine qe blihet, shuplake per cdo individ qe idealet i kthen ne mall. Te gjithe kemi nevoje per kete shuplake!”,

DREJT KOMEDISË
Autori thekson shpesh se kjo dramë duhet interpretuar kryesisht si një komedi , pavarësisht se kjo është e vështirë për shkak të tonit të errët dhe vrazhdtë të shumë pasazheve. Duket se këtë koncept ka shfrytëzuar edhe regjisori Kico Londo I cili ka synuar të dalë nga konturevet e forta politike duke e përshtatur në një shtrat krejt njerëzor. Shfaqja është një miks mes komedisë dhe dramës, ku drejtësia e çoroditur dhe e tronditur nga pushteti i parasë, një fenomen aktual edhe në ditët e sotme, përballet me ndërgjegjen njerëzore, e cila vihet përballë alternativave të blerjes së drejtësisë me para, ndaj dhe pyetja se cili është çmimi i ndërgjegjes tonë dhe nëse drejtësia mund të blihet me 1 milion dollarë, ndihet gjatë gjithë dramës. Paralel me këtë linjë vjen edhe vrasja dhe hakmarrja personale si një mundësi për të çuar drejtësinë në vend.

KORRUPSIONI MORAL DHE DURRENMAT
“Vizita e damës plakë”, është shkruar nga shkrimtar Fridrih Durrenmat, ajo u shfaq për herë të parë në në Zyrih, në vitin 1956. Shumë shpejt ajo u shndërrua në një nga pjesët repertor të teatrit duke I siguruar autorit të saj, njohje në mbarë botën. Mesazhi thelbësor I veprës është se në shoqërinë moderne paraja mund të arrijë gjithcka, ashtu sic Kler që duke premtuar pasuri shtyn njerëzit të urrejnë, madje edhe të vrasin, duke abuzuar në këtë mënyrë me konceptin e drejtësisë. Këtë temë Dyrrenmat e trajton në shumë prej veprave të tij. Në Shqipëri vepra është vënë për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar në vitin 90 kur në rolin e Kler interpretonte aktorja Edi Luarasi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje