Kancelarja gjermane është e gatshme të japë dorëheqjen nga posti i saj përpara se të përfundojë mandatin për t’u emëruar në krye të Komisionit Europian ose Sekretare e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Lajmi është botuar në të përditshmen gjermane “Der Spiegel”, e cila përkon edhe me datëlindjen e 60-të të Merkel. “Der Spiegel” pretendon se partia e kancelares është e bindur se ajo mund të largohet vullnetarisht në mënyrë që të mos ndajë fatin e ish-kancelarëve Konrad Adenauer dhe Helmut Kohl, të cilët megjithëse të popullarizuar, qenë të detyruar të lënë postin për shkak të luftës së brendshme të partisë ose nga një disfatë elektorale.
/Shqiptarja.com