Aktualisht e majta dhe e djathta janë futur në debatin për reformën në drejtësi. Vetë Partia Demokratike ka deklaruar se do të bashkohet në këtë nismë nëse do të plotësohen kushtet e saj. Mazhoranca nga krahu tjetër i ka lënë sërish derën e hapur opozitës që bashkohet në këtë nismë e cila do të nis në sesionin e ri parlamentar në shtator. Konkretisht reforma e drejtësisë do të bëhet nëpërmjet një komisioni të posaçëm parlamentar.
Ky komision do të ngrihet nga mesi i muajit shtator, pasi duhet të depozitohet kërkesa në Kuvend nga ana e kryetarëve të grupeve parlamentare në mënyrë që ai të konstituohet. Pas miratimi të tij në seancë plenare, mazhoranca duhet të depozitojë emrat e saj dhe nëse opozita do të bashkohet në këtë nisme duhet të depozitojë gjithashtu deputetët që do të jenë pjesëmarrës.
Demokratët nga ana e tyre kanë vënë si kusht që ky proces të udhëhiqet nga misionet ndërkombëtare si edhe nga Komisioni i Venecias gjë sipas të gjitha gjasave do të arrihet tek gjuha e përbashkët.
/Shqiptarja.com