Më 8 gusht të 24 viteve më parë, 20 mijë shqiptarë zbarkuan në Bari të Italisë nëpërmjet anijes Vlora. Shkonin në vendin fqinj për një jetë më të mirë. Një eksod me përmasa gati biblike, që tronditi Evropën e qytetëruar, me njerëz të rrasur në një anije të vjetëruar, më keq se sardelet në konserva.
Gati njëçerek shekulli më vonë, në këto dy vitet e fundit, numri i italianëve në Shqipëri është dyfishuar, në krahasim me pesë vite më parë. Janë 20 mijë italianë që punojnë e jetojnë sot mes nesh, të shtuar sidomos nga biznesi i qendrave të thirrjeve telefonike(“call center”). Shumica vijnë nga Italia e Jugut. Bashkë me valën e re të investuesve italianë, kanë ardhur kompani prezantimi të bizneseve italiane dhe po bëhen shumë panaire këtej dhe andej kufirit.
Janë me qindra biznese të vogla të Italisë, sidomos të asaj të Jugut, të interesuara për të ardhur dhe bërë biznes në Shqipëri. Fjala e gojës, mjeti më i hershëm dhe më i mirë e i besueshëm i komunikimit edhe sot, bëri punë dhe italianët që u kthyen në Katanzaro, Mesina apo Bari, pranë familjeve të tyre, treguan Shqipërinë tjetër, atë të njerëzve të sjellshëm, të ndershëm e punëtorë, si dhe një treg ku mund të fitohet jo keq. Ku mundësitë e të bërit biznes janë të mira, madje në disa raste, edhe më të mira se sa në disa rajone në Italinë e Jugut.
Ky “eksod” i fqinjëve tanë shumë më të zhvilluar nga ne, na bën mirë dhe vetëm përfitime kemi. Këta të huaj që vijnë jo të paktë, sjellin euro dhe shpenzojnë këtu. Mbushen baret, hotelet dhe restorantet shqiptare, si dhe disa qindra nga dhjetëra mijërat apartamentet e pashitura që i kemi në Tiranë, Durrës, Vlorë, Sarandë, etj., dhe që në disa anë, të ngjajnë deri diku me 700 mijë bunkerët e kohës komuniste. Specialistët dhe punëtorët italianë sjellin një kulturë pune, që për fat të keq, ende nuk është vendosur këtu tek ne, në vendin ndoshta të vetëm në Evropë, ku baret dhe kafenetë janë plot edhe në orët normale të punës 9 me 16.
Por nga ana tjetër, jemi ndër vendet e Evropës ku hahet më mirë dhe lirë, dhe krahas ushqimeve të freskëta e gati biologjikisht të pastra (ose “bio”, si i thuhet rëndom), zbukurojnë tavolinat e hoteleve dhe restoranteve tona pjatat dhe menutë e mësuara në restorantet italiane nga emigrantët shqiptarë. Duhet të tregtojmë produktet tona të paketuara si duhet, dhe për këtë, italianët janë këshilltarët më të mirë, pse marka “made in Italy” (prodhuar në Itali) është ndër më të njohurat në botë. Kemi shumë për të mësuar nga fqinjët tanë të përtej Adriatikut. Është një shans për ne që i kemi kaq afër. Italianët vijnë këtu jo vetëm pse ne flasim lirisht gjuhën e tyre, pse këtë janë në gjendje ta bëjnë edhe malazezët apo maqedonasit.
Ata i ndihmon shumë të ndihen të mirëinformuar për Shqipërinë dhe si më të sigurtë, fakti që shumica vijnë pasi kanë njohur apo folur me një apo disa nga afro 360 mijë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Si të thuash, fqinjët tanë marrin informacion paralel nga një burim tejet i besuar, pse është shqiptar, por me mendësinë e të bërit biznes si në Itali. Po vijnë italianët këtu...por ata mund edhe të ikin siç erdhën, në rast se nuk do të dimë t’i presim si duhet. Në rast se do t’i konsiderojmë si investues të huaj viktima të rradhës, të cilët duhet t’i mbështjellim me buzëqeshjen tonë dhe dorën e kaluar krahëve, për t’u treguar pastaj jo-korrektë dhe për t’jua hedhur në biznes. Sikurse kemi bërë jo në pak raste në të kaluarën. Italianët sigurisht që vijnë këtu për fitimin e tyre, por na intereson më tepër t’jua mundësojmë e t’i ndihmojmë ta marrin këtë fitim, pse për ne përfitimet do të jenë të shumëfishta. Nëse sillemi si më parë, nuk u përgjigjemi mesazheve të tyre në e-mail apo sms-ve, u themi “po”-ra shumë të lehta, kur pastaj dalin me qindra vështirësi, u fshehim informacion, apo i trajtojmë si investues që vetëm duhet të japin, e jo të marrin, atëhere do të vijojmë avazin e vjetër dhe Shqipëria jonë nuk do të jetë aq tërhëqëse sa duket sot, me bregdetin ende të pabetonuar plotësisht, ushqimet e freskëta, të shijshme e deri diku të lira, si dhe me njerëz të dashur e të sjellshëm, që flasinh lirisht italisht apo anglisht.
Do të ngjajë, ashtu sikurse nuk jemi në realitet, por në disa raste jemi treguar një pjesë prej nesh, si kurth për investues të huaj, që pastaj dalin “rruar-qethur” prej nesh. Kryeministri ynë i sotëm bën shumë mirë që shkon shpesh në Itali dhe nga ekrani i televizioneve atje flet një italishte të rrjedhshme e jep mesazhe ftese, por këtu strukturat shtetërore që ndihmojnë investuesit e huaj duhet të kenë një disiplinë dhe korrektesë gjermane, që të mund t’i bëjmë “eksoduesit”italianë të ndihen si në shtëpinë e tyre në këtë Shqipërinë tonë.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 20 shkurt 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com