“Fendi” bashkëpunim privat me Rihannën
dhe të tjera për dizenjot e çantave 

“Fendi” bashkëpunim privat me Rihannën<br />dhe të tjera për dizenjot e çantave 
Marka Fendi ka ftuar pranë vetes femrat më “stylish” të showbizit që të bashkëpunojnë në dizenjon e çantave të kësaj marke.

Dizenjuesja Silvia Venturini Fendi ka punuar në privatësi të plotë me Rihannën, Sarah Jessica Parker, Rachel Feinstein, Jourdan Dunn dhe Leandra Medine.

Krijimet e reja të Fendi-t do të jenë në shitje më datë 13 shkurt në Madison Avenue.

fendi

Secila prej këtyre personazhëve përfaqëson edhe një organizatë bamirësie për të cilën do të shkojnë fitimet e krijimeve të tyre.

Rihanna mbështet The Clara Lionel Foundation e cila shërben për përmirësimin e cilësisë së jetës të komuniteteve në nevojë.

Sarah Jessica Parker do të mbështesë The Brain Trauma Foundation.

Jourdan Dunn do të punojë për Sickel Cell Desease Association of America, Lendra Medine mbështet The Ovarian Cancer Research Fund dhe e fundit Rachel Feinstein do të punojë për Naomi Berrie Diabets Center.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois