“Geraldina Sposa” kthen në
modele vajzat e ekranit 

“Geraldina Sposa” kthen në<br />modele vajzat e ekranit 
Në ambientet e hotel “Sheraton” në Tiranë u zhvillua sfilata e përvitshme e organizuar nga “Geraldina Sposa”. Në këtë sfilatë u prezantuan modelet e reja të fustaneve të nuseve , të cilat u pëlqyen nga të pranishmit në event.

Emra të njohur si këngëtarja Orinda Huta, bashkëprezantuesja e moderatorit Ardit Gjebrea Andresa, velinat e emisionit Fiks Fare, Françeska e BB5, Linda një nga balerinat e Dancing With The Stars etj kanë qenë modelet e “Geraldina Sposa” në këtë sfilatë. 

Megjithatë kulmimi i saj arriti kur në mbyllje të eventit prezantuesja e njohur Rudina Magjistari sfiloi duke dhuruar çaste mjaft të këndshme. Gjithashtu të pranishëm ishin personazhe të shumtë nga fusha të ndryshme si gazatarë, stilistë , modelë, këngëtarë etj. 

Në një prononcim për Shqiptarja.com drejtoresha e Madame Mapo, Iva Tiço u shpreh: “Sfilata ishte shumë e bukur, ashtu siç ka qenë çdo vit. Ishte bukur t’i shihje ndryshe vajzat e ekranit  duke sfiluar në këtë pasarelë.” – theksoi Tiço.

Ndërkohë që pas sfilatës u zhvillua një koktail ku të gjithë të pranishmit patën mundësi të argëtoheshin si dhe të shkëmbenin opinione rreth eventit. 

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën