TIRANE - Ka vazhduar seanca e radhës, ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa ky i fundit është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij. Në gjykatë ka dëshmuar Daut Zeraj, ish drejtori zyrës juridike në bashki aktualisht me detyrë jurist pranë bashkisë.
Në dëshminë e tij, ish-drejtor i zyrës juridike gjatë vitit 2010 në bashkinë e Vlorës , tha se “të interesuarit për leje paraqisnin kërkesat në zyrën urbanistike, më pas në këshill teknik, më pas në KRRT”.
Ai ka pohuar se “kishte raste që materialet për leje kalonin direkt në KRRT me propozim të kryetarit të saj, i cili është kreu Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika.”
Po ashtu Zëraj ka deklaruar se ka patur raste se vetëm gjatë një mbledhje KRT e Vlorës ka miratuar 150 leje ndërtimi. Në seanca dëshmoi dhe ish-Juristja e bashkisë Lindita Bino, e cila tha se me aq sa kujton procedurat që ka ndjekur zyra juridike ka qenë Konform ligjeve në fuqi.
Redaksia Online
(gf/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com