PDIU thotë se Bledar Skënderi sillet si militant partie, pasi nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të KQZ.
“Në këndvështrimin tim nuk do të ketë ndryshim shifrash edhe pse Idrizi ka marrë mbi mesataren e votave krahasuar me partitë e tjera politike por kodi parashikon edhe këtë pragun elektoral 3 përqind dhe Idrizi ka 2.99%, ndryshim për vetëm 0.01%” u shpreh Skënderi i ftuar në studion e Report TV.
Deklarata e PDIU
Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, deklaroi sot se PDIU nuk e merr mandatin në Tiranë për 0.1 përqind.
Ky është rasti kur anëtari i KQZ sillet si militant partie, dhe jo si komisioner e administrator i
procesit.
Ne po presim verifikimin e të gjithë procesverbaleve dhe rezultatin përfundimtar për të bërë me dije pozicionin tonë ligjor dhe në gjithë informacionet që ne kemi, ky është mandati i PDIU-së.
Anëtari i KQZ nuk ka as durimin më minimal të presë dhe rezultatet zyrtare të vetē KQZ, që ka 5 ditë që nuk i hedh të gjithë të dhënat në sistem.
Kemi pritur deri tani certifikimin e të dhënave sipas procesverbaleve, proces i cili ka nisur me korrektësi, sipas Kryetarit të KQZ.
PDIU dënon deklaratet e anëtarit të KQZ që prononcohet pa dalë rezultatet e vetë KQZ. I kujtojmë që është vendosur në atë post nga një parti politike, por për të administruar vetëm sipas Kodit
Zgjedhor, votat e shqiptarëve.
I bëjmë thirrje KQZ të mos sillet si trupë partiake, por si administratorë të betuar për administrimin e votave të shqiptarëve bazuar vetëm në Kodin Zgjedhor.
dy.b/shqiptarja.com