TIRANE - Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj, ka pritur 100 studentët e përzgjedhur për të zhvilluar praktikën e Intershpit që kjo ministri zhvillon, ose si njihet ndryshe “punësim veror”. Veliaj tha se të rinjtë do të kenë hapësirat e domosdoshme, që të japin idetë gjatë periudhës së punës.

Në fjalën e mbajtur para studentëve Veliaj shprehu pritshmëritë për një prodrukt të mirë nga secili prej të përzgjedhurve.

Veliaj shtoi më tej se praktikantët do të shoqërojnë ministrinë në disa veprimtari që do të kryhen, një rast i tillë është edhe votimi i ligjit të pensioneve në parlament ku një grup i praktikantëve do të jetë i pranishëm në sallën e seancave plenare.

Veliaj tha se deri në shtator ka disa sfida përpara, por gjatë periudhës së praktikës do të bëhen disa kërkime për të parë se ku ka nevojë më shumë tregu.

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke thënë se do të ketë edhe projekte të tjera që do të zhvillohen nga kjo ministri.

100 stundentët e përzgjedhur do të ndahen në 5 grupe dhe secili prej këtyre grupeve do të ketë një udhëheqës. 

Kohëzgjatja e Intershpit do të jetë nga 15 korrku deri në 31 gusht 2014 dhe gjatë kësaj peruidhe studentët do të punojnë me kohë të plotë në përputhje me orarin zyrtar të institucionit.

Nëpërmjet këtij programi intensiv studentët do të njihen nga afër me punën e ministrisë dhe të institucioneve të saj.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)