“Ismail Bej Vlora” kampione e U-17
Arbër Çerçizaj sportisti më i mirë

Dita e parë e Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes për grupmoshën e U-17 dhe U-20 ka dhuruar shumë emocione me rezultate mjaft të mirë përmes një gare shumë të fortë. Në këtë kampionat, që zgjat dy ditë, marrin pjesë afro 100 sportistë që përfaqësojnë klubet më të mira të shtangës në Shqipëri.

Në përfundim të ditës së parë u shpallën edhe ekipet fituese dhe sportistët më të mirë të grupmoshës të U-17. Kampion i Shqipërisë për këtë grupmoshë, me 587 pikë të grumbulluara, u shpall ekipi privat “Ismail Bej Vlora”, ndërsa pas tij, duke reflektuar edhe luftën e ashpër dhe nivelin e lartë të konkurrencës, u renditën me pikë të barabarta, 566 pikë ekipi i Shtërmenit dhe ekipi privat “Masglass”.

Sportisti më i mirë U-17 u shpall Arbër Çerçizaj i Apolonisë, i cili la prapa Emanuel Lushin e Vllaznisë dhe Kristi Ramadanin e “Masglass”. 13-vjeçari Ramadani mori edhe çmimin simbolik të ekzekutuesit më të mirë teknik të kampionatit të kësaj grupmoshe.

Duhet theksuar se këta dy të fundit, Lushi dhe Ramadani, ishin pjesëmarrës në ekipin përfaqësueses të Shqipërisë në Evropianin e kësaj grupmoshe, që u mbajt në Klaipeda të Lituanisë. Të dielën e kanë radhën femrat, paradite, dhe, pasdreke, meshkujt e Nën-20-vjeçarëve.

d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua

Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua