TIRANE- “Kostandini doli jashtë dhe më pas u kthye në lokal duke qëlluar pa paralajmërim Edison Jahon”. Kjo është dëshmia e dhënë nga një prej punonjësve të lokali ku ndodhi masakra me vrasjen e katër personave, Edison Jahos, Enea Xhaj, Arbër Demirit dhe Gaiampaolo Azzola, për të cilën është vënë në pranga dhe i dyshuari kryesor është Kostandin Xhuvani.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Xhuvani nuk ka pasur armë me vete, por dy pistoletat kanë qenë në makinën e Arbër Demirit, të fshehura në tapicerinë e makinës. Pas sherrit Xhuvani kishte dalë jashtë dhe ka marrë të dyja armët, por ka qëlluar vetëm me njërën, TT model 54, duke i shkrepur të gjithë plumbat që kishte në karrikator. Grupi hetimor ka zbuluar se, pistoletën tjetër Xhuvani e kishte hedhur në tokë, pranë trupit të njërit prej viktimave, të riut nga Berati, Edison Jaho. Nga kjo armë nuk është bërë asnjë shkrepje.

LAJMET MË TË VLERËSUARA