“Kukulla” e Kadaresë në libraritë
franceze, përkthim i Papavramit

“Kukulla” e Kadaresë në libraritë<br />franceze, përkthim i Papavramit
Shtypi francez njofton se në libraritë e Francës sapo ka dalë romani “Kukulla” i Ismail Kadaresë, një nga veprat më të fundit të shkrimtarit, që lexuesi shqiptar ka pasur fatin ta lexojë si pjesë e librit “Mëngjeset në Kafe Rostand”.

Një vepër e shkruar në tri kohë, për të shkuarën, të tashmen dhe, pse jo, të ardhmen, libri i Kadaresë tërhoqi dukshëm vëmendjen e lexuesit, duke u kthyer në një best seller, në kohën kur doli, e megjithatë “Kukulla” ishte ajo pjesë që ka prekur më së shumti lexuesin me ndjeshmërinë, dhembshurinë, dashurinë dhe sinqeritetin me të cilin ishte shkruar.

“Kukulla” do të jetë si libër më vete shumë shpejt edhe në libraritë tona. “La poupee” (botimet “Fayard”, 160 faqe, 16 euro) është përkthyer në gjuhën frënge nga violinisti Tedi Papavrami, i sprovuar tashmë me stilin kadarean, duke qenë përkthyes edhe i veprave të tjera të shkrimtarit. “Kukulla” është stacioni i radhës së shkrimtarit në qytetin e lindjes.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarjaq.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia