TIRANE- Bie alibia e ish-drejtuesve të Policisë së Shtetit, Burgaj e Kuliçi dhe ish-ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, se mos ekzekutimi i urdhërave të ndalimit për 6 efektivë të Gardës së Republikës në 22 janar ishin kryer për prani të lapsuseve dhe gabimeve ortografike. Në atë periudhë dy institucionet investiguese hynë në një përplasje të hapur mes tyre, pasi ish-drejtuesi i prokurorisë Sokol Malaj, kërkoi ndalimin e Ndrea Prendit, Aleksandër Deda, Fatos Bushati, Alfred Ahmetcenaj, Altin Kollçinaku dhe Dashamir Shehi, të cilët ishin të dyshuar për akuzën e vrasjes në protestën e 21 janarit.